Diçka më e rëndësishme se sa pushimet për Lionel Messin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ronald Koeman u zyrtarizua si trajner i Barcelonës dhe nuk e fshehu lumturinë për rikthimin në Katalunjë, ku ka kaluar dis vite të bukura si futbollist dhe zëvendës trajner, ndërsa tani është gati për një tjetër sfidë.

Biseda me Lionel Messin është një nga punët e para që trajneri holandez premtoi të bëjë dhe duket se takimi mes të dyve do të ndodhë mbrëmjen e sotme në ambientet e klubit të Barcelonës.

Mediat në Spanjë raportojnë se Lionel Messi ka ndërprerë pushimet dhe është nisur drejt qytetit për t’u takuar me Ronald Koeman, ndërsa pikërisht nag rezultati i kësaj bisede, pritet të vendoset edhe e ardhmja e yllit argjentinas.

Ky i fundit ka nxjerrë në pah disa herë zhgënjimin me mënyrën si po punohet në klub dhe shpërthimin më të fundit e pati në përfundim të kampionatit, ndërsa pas humbjes turpëruese në Champions ndaj Bayernit, u ka treguar shokëve të skuadrës se ka vendosur të largohet.

Tani presidenti Josep Bartomeu është i pafuqishëm t’i ndryshojë mendjen Lionel Messit, ndaj gjithçka është në dorë të Ronald Koeman, i cili do të provojë ta bindë numrin 10 me projektin e ri që ka ndërmend të aplikojë te skuadra “blaugrana”.

A do të qëndrojë Messi te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm, kjo është një dilemë që do të marrë fund në përfundim të takimit të sotëm me Koeman, ndërsa klube si Paris Saint Germain, Manchester City dhe Inter presin gjithë “sy e veshë” nga “Camp Nou”. Ru.Do/ Fjala

Të fundit

Kjo është Shqipëria në BE e Edi Ramës…dhe nuk keni parë gjë akoma

Vitjon Nina Ka disa dhimbje, për të cilat ia vlen të shtrëngosh dhëmbët dhe të durosh për të parë rezultatin...

Mesdheu si pishinë/ Deti arrin 30°C, shkencëtarët të alarmuar

Pushuesve mund t’u duket perfekt për not, por rritja ekstreme e temperaturave në Detin Mesdhe po alarmon shkencëtarët. Ngrohja e ujërave ka arritur nivele...

Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në Vlorë

Pas fjalës së kryeministrit Rama, i cili paralajmëroi mëngjesin e kësaj të hëne se do të konfiskohej një pallat në Vlorë, forcat e IKMT...

Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

Mediat kanë zbardhur disa prej diskutimeve në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e...

Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC). Tërmeti u regjistrua në një...

Lajme të tjera

Web TV