Kosta Grillo për “Fjala”: Tirana- Crvena Zvezda, derbi i madh ballkanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kosta Grillo, ekskluzive për Fjala.al

Tirana-Zvezda…derbi i madh ballkanik…edhe pse ka kaluar shumë kohë nga ajo ndeshje e paharruar dhe shumë episodike e 2014-es në Beograd midis skuadrës sonë përfaqësuese dhe Serbisë…që përfundoi jashtë stadiumit të Partizanit të Beogradit…duke marrë fitoren në tavolinë…shorti i UEFA Championliges vuri  skuadrën tonë kampione SK Tiranën përballe Crvena Zvezdës kampiones së Serbisë…natyrisht bardheblute kaluan një tjetër pengese të vështirë në turin paraeliminator duke mposhtur 0-2 dinamon kampionen e Gjeorgjisë në Tbilis…ndërsa ylli i kuq i Beogradit kaloi një mbrëmje të lehtë përballë amatoreve të FC  Europa…kampioneve amatore te Gjibraltarit…duke i shpartalluar 5-0…dhe ja përplasja futbollistike ballkanike e përziere me urrejtjen politiken dhe historinë është e pashmangshme…

Ne kryeqytet akoma vazhdohet të festohet për kualifikimin e madh…nderkohë që në Beograd i gjithë shtypi sportiv dhe jo sportiv ka vetëm një motiv…udhëtimi i Zvezdes skuadrës së madhe që në letër duket si favorite drejt Tiranes…shkrime dhe intervista pa fund…deklarata dhe parashikime…që nuk i shpëtojnë edhe përmbajtjes së një doze pompoziteti dhe sigurie të ish-kampioneve të 1991 të Evropës për kualifikimin në “Air Albania” te martën në 25 gusht ora,20.00  bile edhe me rezultat të thellë gjithmonë sipas grupimit fanatik te tifozëve të zjarrtë të Zvezdes të quajtur “Delije”…një grupim shumë i ngarkuar me ultranacionalizëm që shkakton probleme si brenda ashtu edhe jashtë Beogradit apo Serbisë.

Por…ketë here …për shkak te pandemisë…ndeshja do të luhet pa tifozë…dhe kështu as “Delijet” as “Fanatiksat” grupimi i ultrasve të bardhebluve do të ndjekin nëpërmjet ekranit këtë sfide vetëm 90 minutëshe…por që mund te përcaktohet edhe me kohen prej 30 minutash shtese apo ne rastin më të mirë edhe pas 11 metershave…

Lexo edhe :  Ish-CEO i Formula 1 Ecclestone sulmon Hamiltonin: “Të tërhiqet, po tallet me veten”

Një derbi ballkanik…jo lufte midis dy popujve apo midis dy tifozerive …që me tepër luhet në faqet e shtypit portaleve gazetave apo televizioneve…që nga 1990 e deri me sot  për herë të pare një klub futbolli serb do të ndeshet në Tirane…dhe jo aq shumë në fushën e blerte…ku pa diskutim do ketë një fitues…e  sot në këtë prag sfide…duhet përmendur fakti që një ish kapiten i Crvena Zvezdes Ivan Gvozhdenovic ka mbajtur të veshur fakelen historike bardheblu duke u bërë mbase pse jo…me perfomancën e tij me sjelljen dhe profesionalizmin e tij një urë lidhese midis këtyre dy skuadrave historike…

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

Lajme të tjera

Web TV