Pranga tre kushërinjve, bënë sherr me policët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona janë arrestuar në flagrancë pasi kanosën punonjësit e policisë të IEVP-së Fushë-Krujë.

Policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin me iniciale B.Sh., 39 -vjeçarin A. Sh. dhe 24-vjeçarin E.Sh, të tre banues në Nikël të Krujës.

Dy kushërinjtë B.Sh., dhe A.SH., kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informacionit dhe rojen e IEVP-së, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjve dhe i ka transportuar me makinë për t’i shpëtuar kapjes së policisë.

Sipas informacioneve për “Report Tv” sherri ka nisur pasi dy kushërinjtë kanë pasur një të afërmin e tyre në burgun e Fushë-Krujës dhe kanë kërkuar që t’i ndërrohej dhoma. Pas kundërshtimit të punonjësve të policisë për të ndërruar dhomën e të burgosurit ka nisur edhe sherri mes tyre.

Mësohet se 39 vjeçari me iniciale A. Sh.,  ishte dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ndërsa 24 vjeçari E. Sh., aktualisht është i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë. Por, i riu ka thyer masën e sigurisë për të ndihmuar kushërinjtë që t’i arratisen policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV