Kontrolle për shpërndarësit e drogës në rrugicat e lagjeve, një i arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e kryeqytetit ka kryer kontrolle të shtuara nëpër rrugica lagjesh, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i shpërndarjes të lëndeve narkotike në doza të vogla. Policia ka sekuestruar lëndën e dyshuar narkotike heroinë, kapsula metadoni dhe një armë e ftohtë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr.2, teksa gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”,  konstatuan dyshime për shtetasin E.H., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, 3 kapsula metadon si dhe një armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Na çliroi nga pengmarrja”/ Largimi i Berishës, dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së!

Ndonëse askush nuk e ka ngritur brenda radhëve të PD-së idenë e largimit të Berishës, Edi Paloka i është...

Bulmeti me faturë/ Pilku: Shumë operatorë do të mbyllen

Nga dita e sotme, Tatimet nisën kontrollet për të rregulluar tregun e produkteve të bulmetit, duke kërkuar faturë tatimore. Aksioni që shihet nga qeveria si...

‘Tërmet’në Bashkinë Kukës/ Shkarkohen 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

Në Bashkinë e Kukësit janë marrë masa drastike pas analizës së punës për periudhën Janar–Qershor 2025. Më datë 10 Korrik, kryetari i Bashkisë Kukës vendosi...

Erdogan shpall fitoren kundër “terrorizmit” pas çarmatosjes së PKK-së

Procesi i paqes në Turqi Kurdët shpresojnë që fundi i luftës së armatosur t’u garantojë më shumë të drejta Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje...

“Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Gazetarja polake, Weronika Kochan ka krijuar një lidhje të veçantë shpirtërore me Kosovën. Për vendin tonë, për herë të parë kishte dëgjuar gjatë pushimeve në...

Lajme të tjera

Web TV