80 vjetori i Pëllumb Kullës, një mbrëmje plot surpriza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizatorët e cilësuan si një mbrëmje mirënjohjeje. Nën titullin “Syri dhe pena”, për gati 2 orë, u shpalos jeta dhe krijimtaria e Pëllumb Kullës me rastin e 80 vjetorit të lindjes. Aktiviteti ishte organizuar në “arTurbina” nga Universiteti Europian i Tiranës, Radio Televizioni Shqiptar e shumë mbështetës të tjerë. Aktiviteti kishte Petrit Rukën si skenarisi, me regji e moderim të Leonard Bombajt, i cili shoqërohej nga këngëtarja Marsela Çibukaj.

Mbrëmja u qëndroi besnike skemave tradicionale, ku personalja ndërthurej me profesionalen, momentet e gëzuara në jetë, me ato të vështira. E gjitha ishte konceptuar në formën e një varieteje, me grimca humoristike, thënie, copëza të nxjerra nga arkiva, skeçe të realizuara nga studentët e UET, interpretime nga Laert Vasili e Arjola Basho, Astrit Hasani, Gazmend Paja, inserte të realizuara nëpër stacionet e ndryshme të jetës së Pëllumb Kullës. Momente mjaft të bukura të krijuara nga interpretimi i bashkëshortes së tij, Xhulietës, apo videoja përshëndetëse e përgatitur nga fëmijët e tij.

Çast kulmor i mbrëmjes ishte interpretimi i Marsela Çibukajt, për të kaluar te kënga me vargje të Dritëro Agollit, “Kur të jesh mërzitur shumë” nga Ardit Gjebrea, apo interpretimi i aktorit Agron Llakaj.

Surprizë ishte për regjisorin e shkrimtarin, ardhja në skenë e gjithë trupës së aktorëve të Teatrit të Fierit. “Kur erdhi Pëllumbi në Fier, gjeti një lokomotivë me qymyr dhe e ktheu në diesel”, do të thoshte një nga aktorët më të njohur të Estradës së Fierit, Luftar Paja.

“Do t’ju them se kam qenë njeri me fat në shumë aspekte, që nga Xhulieta, e cila më ka ndihmuar shumë për të krijuar këtë familje të mrekullueshme. Dua të falënderoj gjithë këta artistë që kanë ardhur nga Fieri, shokët dhe nxënësit e mi”, tha ndër të tjera Pëllumb Kulla.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV