Shpëton mrekullisht, 3-vjeçarja gjendet në det të hapur mbi kamerdare (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë.

Bëhet fjalë për operacionin e shpëtimit të një fëmije 3-vjeçar,  i cili u gjend mbi një kamerdare 1.6 milje larg bregut të detit e shtyrë nga era e fortë në det të hapur.

Fëmija u pikas nga një udhëtar i tragetit në linjën Rio-Antirio në Patër.

Pas identifikimit se në kamerdare ndodhej një fëmijë i mitur udhëtari ka njoftuar menjëherë marinarët të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e vogëlushes.

Ndërkohë që familjarët kërkonin me panik 3-vjeçaren buzë detit, ajo ishte shtyrë nga era e fortë 1.6 milje larg plazhit ku familja kishte vendosur të pushonte, në drejtim të gjirit të Korinthit.

Nën shoqërimin e rojes bregdetare dhe të afërmve ajo u dërgua në spitalin e Rios për një kontroll rutinë dhe në vazhdim u dërgua në banesë,pa shenja paniku. Roja bregdetare njoftoi se do të hapë  hetime  lidhur me rrethanat  e shpjegime,ndoshta ndaj tyre do të ngrihet edhe akuzë për braktisje të mituri. /Ra.My.Fjala.al/ngjarjes. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Do të garojë në lista të hapura, reagon Meta: Nuk e bëra partinë për t’u bërë deputet!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar nga burgu, një ditë pasi deklaroi se do të garojë...

Jepen 530 kredi për shtëpi me 0% interes, ja cilat janë kategoritë që e përfitojnë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për aplikim për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 Punonjës...

Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, ja ku do të zhvillohet tubimi dhe orari

Protesta e opozitës e thirrur më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e tij TikTok do të zhvillohet përpara Kryeministrisë. Tubimi mësohet...

VIDEO / Belind Këlliçi i zgjat dorën, Berisha ‘e injoron’ dhe zgjedh Arian Starovën

Sali Berisha ka prezantuar një ditë më parë aleatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”. Gjatë hyrjes në sallë, Berisha iu ka dhënë dorën me radhë “elitës...

Petro Koçi tërhiqet nga gara zgjedhore:S’do jem në listë për deputet, por do punoj për PS

Petro Koçi është tërhequr nga gara zgjedhore e 11 majit. Deputeti socialist, përmes një reagimi në rrjetet sociale, deklaroi se nuk do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV