Mos e braktis fëmijën tënd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Iku pa e parë dhe foshnja mbeti vetëm. Ajo e lindi, por faji që i vunë përsipër, nuk e lejoji, që ta njihte e ta rriste vete foshnjën e saj. Braktisi një foshnje të vogël, “tre kile e gjysmë”. E la vetëm ne një botë të stërmadhe, ku njerëz të pamëshirshëm kishin vendosur për të, që të mos rritej nga nëna e tij, por të rritej në jetimore.

Ajo qe do të ishte nena e tij saj, nuk kishte as kurajo e as fuqi për ta mbrojtur dhe tu thoshte atyre, të cilët vendosen për jetimore:- ky është fëmija im.

Iku pa e parë e njohur, pasi ajo ishte një njeri i turpshëm dhe për më tepër, kishte turpëruar edhe familjen dhe për këtë faj, më shumë se kushdo, duhet të paguante foshnja e saj, qe nëpërmjet frymëmarrjes së parë provoi shijen e rëndë të braktisjes .

Nena nuk i vuri emër, por ajo,foshnja, kish lindur tashme me emër, me atë emrin e tmerrshëm “kopil”. Ky emër e damkoste në shpirt e mendje sepse të rriturit, që e kishin për detyrë e profesion ta mbronin e përkujdeseshin e thërrisnin “shiko kopili sa shpejt rritet”. “Shiko shiko si e kap shishen” dhe qeshnin me të madhe me fëmijën e mjerë , qe nuk i mjaftoi braktisja, por duheshin edhe këto etiketime, që ta gjymtonin edhe më shumë, që t’i tregonin se kjo botë është e pamëshirshme për ata që nuk i pranon as gruaja që i mbajti në trup të saj.

Është e vërtetë, që edhe fëmijë, të cilët priten me shumë padurim e dashuri rriten po ashtu keq, por të paktën, nuk janë të padëshiruar që paardhur në këtë jetë dhe të braktisur e etiketuar sapo marrin frymën e parë. Uroj me gjithë shpirt që edhe të ne të fillojë të diskutohet ligji për ndalimin e braktisjes se fëmijëve të porsalindur nëpër befotrofe.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV