Protestë dhe dilema, ‘Antishpifja’ nxjerr para Parlamentit gazetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan sot para Parlamentit kundër projekt-ligjit të hartuar nga qeveria, e njohur si “paketa anti-shpifje”. Me pankarta në duar dhe thirrje të vazhdueshme “jo censurë”, përfaqësues të mediave të ndryshme kërkuan që ky draft të ndalet, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po cesnsuron mediat dhe cënon fjalën e lirë.

“Ky draft synonon kontrollin e plotë nga qeveria mbi mediat dhe praktikisht është diktat mbi fjalën e lirë. Çdo media e pavaruar është e rrezikuar nga ky projekt-ligj”,- tha gazetari Erion Kristo.

Në draft i cili pritet të kalojë për miratim po sot në Parlament parashikohet që dy entet shtetërore, AMA dhe AKEP, mund të urdhërojnë mbylljen dhe penalizmim me gjobë të mediave, pa një vendim gjykate, nëse ata e konsiderojnë se ka element të “shpifjes”, “denigrimit”, “përhapjes së pornografisë”, “terrorizmit” dhe “cëvimit të sigurisë kombëtare”.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa theksoi se shumica e mediave online administrohen nga gazetarë dhe çdo panalizim me gjobë, praktikisht do sillte mbylljen e tyre.“Mënyra sesi do funksionohet mes AMA- dhe AKEP, masat dhe penalitetet e parashikuara.

Këto penalitete në masën financiare janë drastike dhe të përballueshme nga editorët e online. Shumica e online janë në pronësi dhe administrim të gazetarëve dhe kapacitetet e astet financiare të tyre janë të pamjaftueshme për të përballur këto penalitete.

Ka një aspekt tjetër të cungimit të të drejtave dhe lirisë së shprehjes. Mënyra sesi do merret masa penalizuese nga Këshilli i ankesave dhe miratuar nga bordi i AMA-s dhe kalimi menjëherë në masë preventivit përmes përmbarimit pa pritur një vendim të gjykatës”-tha Çipa.

Gjithashtu drafti është kritikuar edhe nga disa organizma ndërkombëtarë, por pasditen e djeshme duket se mori miratimin nga OSBE, e cila theksonte se ishte punuar për ndryshime thelbësore mbi draftin paraprak.

Lexo edhe :  Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Ndërsa jashtë sallës së Parlamentit protestohej, brenda saj ky draft ligjor diskutohej nga deputetë. Sipas kryeministrit Edi Rama ligji që pritet të miratohet është brenda standardeve europiane dhe i konsultuar gjatë me organizmat ndërkombëtarë, veçanërisht ekspertë të OSBE-së.

Pritet që ky projekt-ligj të miratohet me votat e mazhorancës, pasi një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare e kanë kundërshtuar. Më pas do i kalohet për dekretin Presidentit të Republikës i cili ditët e fundit është shprehur kundër tij duke theksuar se liria e fjalës është e shenjtë dhe duhet bërë kujdes me çdo draft që prek thelbin e medias së lirë./Fjala.al/

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV