Tensione Greqi-Turqi/ Erdogan bën deklaratën: Do të kryejmë stërvitje ushtarake në Mesdheun lindor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Turqia do të kryejë stërvitje ushtarake në ujërat e Mesdheut lindor”, kështu ka deklaruar ditën e sotme Erdogan.

Ai ka dalë me këtë deklaratë një ditë pas fjalës së Mitsotakis për zgjerimin e kufirit detar dhe disa orë para mbledhjes së parlamentit në Greqi, ku pritet të ratifikohet një marrëveshje me Egjiptin, që përcakton kufijtë detarë midis dy vendeve.

Turqia dhe Greqia, të dy anëtare të NATO-s, kohët e fundit janë përfshirë në një konflikt dhe tension që ka të bëjë me mosmarrëveshjet për kontrollin e ujërave mesdhetare lindore.
Tensionet u përshkallëzuan pasi Ankaraja dërgoi një anije për të kërkuar naftë dhe gaz në Detin Mesdhe.

Greqia dhe Qiproja e kanë kundërshtuar veprimin e Turqisë duke kërkuar edhe reagimin e Bashkimit Evropian, raporton REL.

Ditën e djeshme, Franca ka deklaruar se do rë bashkohet në stërvitjet ushtarake me Italinë, Greqinë dhe Qipron në Mesdheun lindor. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Skandali me fondet e BE-së, Mitsotakis bllokon hetimet

Një skandal i përmasave të mëdha po trondit politikën greke, pasi dyshohet se qindra miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë janë...

Skafi përplaset me shkëmbin, lëndohen tre turistë nga Kosova

Një aksident detar është regjistruar mesditën e së martës pranë ishullit Diaporos, në zonën turistike të Halkidikit në Greqi. Sipas autoriteteve portuale greke, një skaf...

Lajme të tjera

Web TV