Shënjestra e atentatit në Elbasan, nipi i një të dënuari për trafik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të tjera shtesë në lidhje me atentatin e ndodhur orëve të para të ditës së sotme. Sipas të dhënave mësohet se i riu ka ra pre e një atentati të mirëfilltë. Kanë qenë tre persona me një mjet, me maska dhe të armatosur, po për fatin e tij vetëm njëri ka qëlluar mbi shënjestrën.

Sipas të dhënave që vet i plagosuri ka treguar në polici, duket se pasi është qëlluar dy herë mbi të, arma është bllokuar e për pasojë nuk ka mundur të qëllojë më. Burimet kanë sqaruar se i riu pretendon që nuk ka asnjë problem, ndonëse policia e Elbasanit po heton pistën e konflikteve personale dhe familjare. Mësohet se K. P., është nipi i një të dënuari për trafik droge.

Madje bëhet me dije se është për trafik kokaine, çka rrit dyshimet për një akt të mirëfilltë ekzekutimi. Djali ka treguar se ka qenë duke ecur me një mjet ‘Range Rover’, që është në pronësi të tij. Ai ka dhënë disa detaje por policia po heton pistën e trafiqeve, prishjes së pazareve dhe ndonjë konflikt të mbartur meqë i riu është edhe pronar i një palestre në qytetin  e Elbasanit. /Fjala.al/

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV