Lirimi i Dokles,Prokuroria: Kthejeni në burg, qëlloi 4 herë mbi Berishën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa orë pas lirimit të rivalit të Lulzim Berishës, Prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin duke kërkuar rikthimin në qeli të Endrit Dokles. Akuza kërkon që Apeli të rrëzojë kërkesën e të dënuarit Endrit Dokle për lirimin me kusht, si të pa bazuar në ligj dhe në prova. Dokles iu shua dënimi përjetë dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi 25 vite burg për anëtarin e bandës së Durrësit, ndërsa më pas u lirua me kusht.

Prokuroria thotë se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm dhe aq më tepër përsëritës. “Vetëm në raste të jashtëzakonshme”- vijon më tej organi i akuzës, i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur; “Ka vuajtur jo më pak se 25 vjet burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij”. Por këto kushte nuk janë plotësuar.

Organi i akuzës thekson se i dënuari nuk ka plotësuar 25 vite të vuajtjes së dënimit që është kusht kryesor. Kërkuesi është përsëritës për krime të kryera me dashje, sipas prokurorisë dhe përjashtohet nga përfitimi i lirimit me kusht.

Po cilat janë krimet e kryera në mënyrë të përsëritur nga Dokle?

Përveç vrasjeve, ai u akuzua dhe madje u hetua dhe gjykua për katër atentate brenda një viti ndaj rivalit të tij, Lulzim Berisha, edhe ky i liruar më herët për shkak se i duhej bashkisë së Durrësit si punonjës! Madje Berisha u lirua edhe për sjellje shumë të mirë.

 Akuzat për Endrit Doklen

1- “Krijim të organizatës kriminale”, sipas nenit 333/1 të Kodit Penal.

Lexo edhe :  Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

2- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Dritan Disha, ndodhur më datë 09.07.2000;

3- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Erion Lame, ndodhur më datë 14.01.2002;

4- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.04.2005;

5- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 05.05.2005;

6- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur më datë 30.08.2005;

7- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulëzim Berisha, ndodhur në muajin gusht të vitit 2005;

8- “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasit Avni Gashi, ndodhur më datë 12.05.2005, vepra penale këto sipas neneve 79/d e 334/2 të Kodit Penal.

9- “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 109/1 -25 e 334/2 të Kodit Penal.

10- “Moskallëzimit të krimit”, të kryer në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve 300 e 334/1 të Kodit Penal.

11- “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, sipas neneve, sipas neneve 278/4 e 334/2 të Kodit Penal.

/Fjala.al/

 

Të fundit

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin...

Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!" Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për...

Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League

Përmbysje spektakolare në Letoni, Vllaznia përmbys humbjen dhe siguron kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës Vllaznia ka arritur një përmbysje spektakolare në...

Lajme të tjera

Web TV