Video/ E rëndë në Greqi, shqiptari plagos me thikë infermieren dhe hidhet nga kati i katërt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Greqi. Raportohet se një 59-vjeçar shqiptar ka qëlluar me thikë infermieren duke e lënë të plagosur dhe më pas ai ka vrarë veten.

59-vjeçari shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës në orën 05:30. Infermierja e plagosur rëndë është një 32 vjeçare, nënë me dy fëmijë, e cila po kurohet jashtë rrezikut për jetën, por në gjendje të rëndë me plagë në kokë, kraharor e të tjera më të lehta, të shumta, në duar e këmbë.

Menjëherë në spitalin qendror të Athinës ka arritur policia, ndërsa prononcim në media ka dhënë drejtoria e spitalit, kryetari i federatës së punonjësve në spitalet publike të Greqisë, ndërsa telefonatë urgjente për incidentin ka bërë ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikilias.

Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç. Ai ishte i shtruar në spital pasi dyshohet se ka pasur probleme psikike. Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë.

Infermieria e plagosur deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin për ndihmë nga dhoma e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV