Plagosi infermieren greke dhe u hodh nga dritarja, detaje të reja nga dosja e shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e infermieres greke e cila u plagos ditën e sotme nga 59-vjeçari shqiptar i shtruar në spitalin e Atikon në Greqi.

59-vjeçari shqiptar ishte shtruar në spital prej disa ditësh, kurohej vetëm për kirurgjinë në pneumotoraks dhe mësohet se nuk ka patur sëmundje psikike.

Pas sulmit që i bëri infermieres 32-vjeçare ai është hedhur nga kati i katërt duke humbur si pasojë jetën.

Infermierja e dytë e turnit të natës, që u përpoq të ndalojë krimin, duke kapur pas krahëve shqiptarin, e duke hedhur thikën larg për pak sekonda, ka deklaruar se pacienti Petro Çako “kurohej për një javë dhe për pak do të dilte nga spitali.

Ishte një njeri shumë i sjellshëm dhe i komunikueshëm, nuk kishte asnjë problem, asnjëherë. Nuk kishte arsye të sulmonte njeri dhe nuk e dimë përse vrau veten”.

59-vjeçari ka goditur disa herë me thikë në trup infermieren 32-vjeçare greke, ndërsa ka kërcënuar edhe tre pacientët e tjerë që ndodheshin në dhomë, të cilët janë zgjuar të terrorizuar nga ulërimat e gruas. Fatmirësisht, infermierja është jashtë rrezikut për jetën, por ka shumë plagë në të gjithë trupin. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e...

Vucic: Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon! Serbia fiton!

"Ne do t'i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia Reuters, e cila citon burime...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Lajme të tjera

Web TV