Short ferri për skuadrat tona UEFA Europa League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kosta Grillo, ekskluzive për gazetën “Fjala”

Nëse turin e parë eliminator në UEFA Europa League do ta cilësonim si të suksesshëm, por edhe disi me fat për ekipet tona pjesëmarrëse …shortin e sotëm në të kundërt do ta cilësonim si short ferri  sepse të 3 ekipet tona Laçi, Kukësi apo Teuta…do të përballen në 17 shtator me skuadra të mëdha dhe të vështira për tu kualifikuar edhe pse siç dihet këto takime do të jenë vetëm 90 minutëshe dhe do te luhen përsëri në fushat tona…

SK Laçi…përsëri me ekipin e fuqishëm izraelit “Hapoel Ber Sheva”  më të cilën u përball në sezonin e kaluar ku barazoi 1-1 në Kurbin dhe u mund 1-0 në Izrael rezultat ky që eliminoi skuadrën tonë…por sot gjërat kanë ndryshuar…nuk është ajo e  njëjtë si me Izraelitet ashtu edhe me ekipin tonë…Laçi eliminoi Keslen në trasfertë me 11-metrsha me hero portierin Alen Sherri ndërsa Hapoel mundi në fushën e vet Dinamo Batumi të Gjeorgjisë 3-0(Josue 9 dhe 53  Kakabidze autogol 21)

Kokësi…përballë ujqërve të Wolfsburgut…pa diskutim kundërshtari me i vështirë i verilindorëve dhe i të gjithë skuadrave tona.

Kampionët e Gjermanisë në 2008/2009 ku thyen hegjemoninë e Bajernit të Mynihut dhe fituese e kupës se Gjermanisë më 2014/15 drejtuar nga austriaku 46-vjeçar Oliver Glasner janë favorite absolut për kualifikimin, por presidenti pasionant i Kukësit zoti Safet Gjici ka dhënë një deklaratë bombastike para disa orësh Kokësi duhet të kualifikohet edhe pse luan kundër gjermanëve të Wolfsburgut skuadrës se ujqërve të themeluar në 12 shtator 1945…trajneri Gega dhe djemtë e tij padyshim qe do të frymëzohen nga dëshira e presidentit të tyre dhe do të synojnë kualifikimin e madh …edhe pse disi të pamundur…90 minuta janë…

Teuta ashtu si edhe Kukesi ka përballë një kundërshtar tepër të vështirë si Granada e Spanjës. Rohiblancos apo bardhëkuqët e ekipit 89-vjecar  të qytetit më të njëjtin emër(11 prill 1931)ishin skuadra surprizë sivjet në La Liga duke u ngjitur në majat më të larta të futbollit iberik…

Lexo edhe :  Serbia gjobitet nga FIFA dhe i mbyll 15% të stadiumit

Por cili është çelësi i suksesit të kësaj skuadre  të panjohur në arenën ndërkombëtare???

Presidenti vetëm 39-vjecar kinezi biznesmen Jian Lizhang(27 tetor 1981)…i cili mori drejtimin e Granadës në 2017-n duke e përfshirë në bizneset e tij sportive të shumta…Lizhang është pronar i Minessota Timberëolfs  skuadrës se famshme të NBA se…ka 60 për qind të aksioneve të Parma në Itali e gjithashtu kontrollon skuadrën belge te kategorisë së 2-të  Oud heverle…një miliarder i ri që padyshim kërkon ta bëjë granden të famshme ashtu në arenën evropiane ashtu si edhe në La Liga…megjithatë djemtë e detit të drejtuar nga Edi Martini nuk do të dorëzohen lehtësisht në Niko Dovana ashtu siç bënë në ndeshjen kundër Beitar të Jeruzalemit një javë më parë

Të 3 skuadrat do të përftojnë plus 280.000 euro nëse kalojnë në turin e trete ose “play off” për tu futur në ndeshjet në grupe…duke çuar në 780.000 euro  shumën e përftuar në ketë sezon 2020/21

Një fat i madh i ra Tiranës kampione e cila së bashku me Ludogorecin kampionen e Bullgarisë do të kualifikohen pas shortit të hedhur pa ndeshje në turin e trete duke marre pjesë në ndeshjet e “play off-it” dhe duke përftuar pa luajtur fare në 17 shtator edhe 300.000 euro të tjera duke e ngritur në 1.800.000 euro përfitimet afërsisht për skuadrën tonë kampione.

Në fund  Shkëndija e Tetovës do të jetë përballë Botosanit të Rumanisë kjo aktivizohen dy shqiptarët  kapiteni Enriko Papa (momentalisht i dëmtuar) dhe sulmuesi Realdo Fili. /La.Mi/Fjala.la

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV