Miqësorja e yjeve, Sindikata e Futbollistëve zbulon shifrën e mbledhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë ka bërë publike shifrën e mbledhur nga miqësorja e yjeve, që u zhvillua më 10 janar në stadiumin “Air Albania”.

Në njoftimin për mediet të sindikatës bëhet me dije se ka mbaruar procesi i arkëtimit të kontributeve të mbledhura për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Në postimin në “Facebook” të SFSH-së thuhet se nga ndeshja  e bamirësisë janë mbledhur 5.591.775 lekë të reja.

“Shuma totale e përfituar nga ata që ishin atë ditë të pranishëm në stadium është 5.591.775 lekë të reja.”-shkruan sindikata.

Shuma e mbledhur do të përdoret për të rikonstruktuar disa nga banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Rikujtojmë se më 10 janar në “Air Albania” u përballën legjendat e futbollit shqiptar, grek, turk e atij italian dhe fitues të vendit të parë rezultuan këta të  fundit.

Njoftimi i plotë i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptarë:

Sindikata e futbollisteve profesioniste Shqiptare informon me shume kenaqesi se ka perfunduar procesi I arketimit te te ardhurave nga shitja e biletave per turneun miqesor qe zhvilluam kete janar ne kuader te mledhjes se fondeve per bamiresi me qellim ndihmen e komunitetit te prekur nga termeti I rende qe ra na vendin tone ne nentor. Shuma totale e perftuar nga ata qe ishin ate dite te pranishem ne stadium eshte 5.591.775 leke te reja. Duke dashur te falenderojme edhe njehere ate pjese e publikut qe e ndjeu dhe qendroi ate dite neper shkalle, nje falenderim I ngrohte I shkon te gjithe sindikatave homologe qe erdhen e morren pjese, ashtu sikunder duhet te pershendesim te gjithe ish lotjaret e Kombetares qe kontribuan ne kete event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federaten Shqiptare te Futbollit qe mundesoi impiantin per te ofruar nje mbremje sa me komode.

Lexo edhe :  Barcelona shkatërron Valencian me goleadë, katalanasit tregohen të pamëshirshëm

Sindikata e Futbollisteve kerkon te informoje te gjihe opinionin publik qe transparenca ne lidhje me fondet do jete nje detyrim kryesor I yni dhe ne ditet ne vijim do informojme zyrtarisht se ne cilen zone dhe konkretisht ne cilat ndertesa do ndimojme me rindertim apo rikonstruksione te ndryshme.

Duke e ditur fort mire se ndoshta mungesa e pervojes na ka bere te mos jemi brilane ne kete organizim te pare, pemtojme qe do jemi gjithnje e me te kujdesshem per te mos prodhuar polemika e diskutime, por njeherazi kerkojme nga te gjithe ju me shume mirekuptim duke pasur parasysh qe ne fund te fundit ishim aty per te dhene dhe ne kontributin tone per nje pjese te popullit qe ende vuan dhe lengon nga dhimbja, qe shkaktoi ajo fatkeqesi natyre.

Zoti na bekofte!/Fjala.al/

Të fundit

16-vjeçarja lind foshnjën në banesë,më pas fsheh trupin e pajetë të porsalindurit në kovë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Milano të Italisë, me një 16-vjeçare, e cila lindi në...

Përshkallëzimi i sulmeve ndaj kabllove nënujore në Baltik, BE dhe NATO në gatishmëri

Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim mbi shpeshtësinë e sulmeve ndaj anijeve civile dhe infrastrukturës kritike civile, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin e katërt të...

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Fier-Kthesa e Patosit-Fratar

Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë. Projekti parashikon, njw ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si edhe ndërtimin...

Gjykata e Romës refuzon kërkesat e 42 azilkërkuesve në Gjadër

Gjykata e Apelit të Romës ka vendosur të mos pranojë kërkesat e 42 emigrantëve të huaj që janë vendosur në Gjadër për azil në...

MAS shpall datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

Ministria e Arsimit dhe Sportit, publikoi sot datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2024-2025. Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja...

Lajme të tjera

Web TV