Stuhi e fortë në detin japonez/ Përmbyset anija me bagëti (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije me 43 persona dhe gati 6,000 bagëti nga Zelanda e Re në Kinë u përmbys këtë të enjte pas humbjes së motorit si pasojë e motit me stuhi të forta në Detin e Kinës Lindore.

Rojet bregdetare të Japonisë thanë se kishin shpëtuar një 45-vjeçar  anëtar të ekuipazhit ndërsa po kërkonte për anijen.

“Anija humbi një motor përpara se të goditej nga stuhia dhe të përmbysej”, u tha nga rojet bregdetare.

Kur anija u përmbys, ekuipazhi u udhëzua të vishte jelekët e shpëtimit. Edvarodo, i vetmi i mbijetuar i ngjarjes, i tha rojes bregdetare se u hodh në ujë dhe nuk pa ndonjë anëtar tjetër të ekuipazhit para se të shpëtohej, shkruan Fjala.al.

“Tre anije, pesë aeroplanë dhe dy zhytës kishin vendosur të vazhdonin kërkimet,” tha roja e bregdetit.

Në ekuipazh ishin 39 persona nga Filipinet, dy nga Zelanda e Re dhe dy nga Australia.

Qeveria e Filipineve tha se po koordinohej me rojën bregdetare japoneze ndërsa kërkonte anëtarët e ekuipazhit të zhdukur.

Tajfuni Haishen pritet të godasë bregdetin Korean të dielën ose të hënën.

Të paktën një person u raportua i vrarë në Korenë e Jugut në qytetin jugor të Busan pasi Typhoon Maysak bëri zbarkim të Enjten, duke sjellë erëra të forta dhe shi të fortë./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

“Je ku**ë, majmune”/ Vajzat kapen prej flokësh për një vend parkimi (VIDEO)

Një sherr i ashpër mes vajzazh ndodhi në New York City, për një vend parkimi. Ne sherr u përfshinë një...

Autofatura” bëhet e detyrueshme për blerjet nga fermerët vendas

Administrata Tatimore njoftoi më datë 7 korrik tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me shumicë dhe pakicë, se më...

E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Një grua 20-vjeçare, Charlotte Summers, ndau përvojën e saj të papritur të lindjes vetëm 17 orë pasi zbuloi se ishte shtatzënë për shkak të...

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën. Bëhet...

Punonjësit e Policisë së Vlorës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, duke dhuruar gjak për...

Lajme të tjera

Web TV