“Fjala” zbardh shifrat/ Sa e fituan betejën dhe sa viktima u shënuan nga Covid-19 në rradhët e policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja me shifra alarmante e numrit të të infektuarve me COVID-19 në vend, është shoqëruar me përhapjen e virusit të rrezikshëm edhe në institucionet shtetërore.

Koronavirusit nuk i kanë shpëtuar dot as uniformat blu të policisë së shtetit, ku që nga nisja e COVID-19, në vendin tonë e deri tani janë rreth 200 efektivë policie që kanë rezultuar pozitivë në të gjithë vendin.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Fjala”, vetëm në dy javët e fundit, pozitivë kanë rezultuar rreth 30 efektivë.

Burime nga policia bënë me dije se të konfirmuarit me koronavirus nga radhët e policisë janë në qarkun e Tiranës, Korçës, Lezhës, Elbasanit, Durrësit dhe Fierit.

Sipas informacioneve mësohet se rekordin e të prekurve me virusin e frikshëm, e mbajnë 6 komisariatet e kryeqytetit, ku janë rreth 85 efektivë policie që kanë rezultuar pozitivë. Ndërkohë që në rang vendi në total janë 198 efektivë të prekur nga koronavirusi, ku 46 prej tyre janë ende aktivë.

Ndërkohë, që nuk kanë munguar as humbjet e jetëve, ku nga 198 të prekur, 6 prej tyre nuk mundën që ta fitonin betejën me virusin. Burime nga policia e Shtetit bëjnë me dije për “Fjalën” që policët që ndërruan jetë për shkak të koronavirusit janë të moshës 50-60 vjeç.

Ndërkohë, mësohet se të gjithë policët që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ishin me sëmundje shoqëruese. Por, përveç të prekurve shumë policë janë vetëizoluar për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me kolegët e tyre, dhe presin rezultatin e tamponit nga ISHP, nëse janë apo jo të prekur.

Pjesa më e madhe rezultojnë të infektuar nga marrëdhëniet në punë, ndërsa të tjerët nga kontaktet në familje. Sipas informacioneve, aktiv me Covid-19 nga radhët e policisë janë rreth 50 efektivë policie, ku tre prej tyre janë të shtruar në spital, për të marrë trajtim më të specializuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV