Gazetari lajmeron se ishte me covid

Covid-19 ka prekur shumë personazhe publikë duke bërë që intersi për ecurinë dhe shëndetin e këtyre personave të jetë shumë i lartë.

Së fundmi ka qënë i prekur nga virusi edhe gazetari Gjergj Figuri korespodent nga Lezha, i cili ka treguar për miqtë e tij në ‘Facebook’ se si e fitoi betejën e Covid-19.

“Gjate ketyre 3 javeve kam mesuar se personat e infektuar nuk u tregojne te afermve te tyre pikerisht nga frika e distancimit dhe nuk izolohen dhe ky eshte gabim” shkruan Figuri/

Postimi i plotë 

Perfundimisht jam bere “negativë” ndaj Covid19 ?. Dua te falenderoj secilin qe me qendroi prane dhe me mbeshteti per te kaluar kete situate (pavarsisht se nuk kisha asgje serioze). Nje pjese e njerezve do te vazhdojne te me qendrojne larg edhe pak kohe nga frika e tyre dhe une i mirekuptoj dhe jam i pergatitur per kete. Gjate ketyre 3 javeve kam mesuar se personat e infektuar nuk u tregojne te afermve te tyre pikerisht nga frika e distancimit dhe nuk izolohen dhe ky eshte gabim. Shihemi te henen ne pune…..

/Ra.My.Fjala.al/