Mbaruan pushimet, Kuvendi i Shqipërisë nis sot seancat plenare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e sotme në orën 17:00 do të nisë sesioni i ri i legjislaturës së re së Kuvendit të Shqipërisë. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka urdhëruar thirrjen e sesionit të VII të legjislaturës së IX të Kuvendit.

Në rëndin e sotëm të seancës plenare janë vendosur vetëm 4 pika. Seanca plenare do të zhvillohet në bazë të rregullave anti-Covid. Të gjithë të pranishmit duhet të jenë të pajisur me doreza, maska dhe duhet të ruajnë distancimin social./Jo.Be/Fjala.al

Seanca plenare do të ketë në rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.07.2020 dhe 30.07.2020 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
  2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
  3. Njoftimi/Miratimi i draft-programit të punës së Kuvendit për periudhën 7 shtator – 16 tetor 2020 (Neni 26/neni 55 Rregullore Kuvendi, njoftim/shumicë e thjeshtë votash për miratim)
  4. Njoftimi/Miratimi i draft-kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 7 – 25 shtator 2020 (Neni 27/neni 55 Rregullore Kuvendi, njoftim/shumicë e thjeshtë votash për miratim).

 

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV