Përleshet me kaçavidë me përgjegjësin e pyjores, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim 3 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Librazhdit ka bërë të mundur arrestimin e një 27-vjeçari i cili ka tentuar të palgosë punonjësin e pyjores me kaçavidë.

Gjatë monitorimit rutinë zonat e mbrojtura pyjore punonjësit kanë konstatuar një furgon të cilin po e ngarkonin me dru zjarri.

Në momentin që punonjësit janë afruar 3 persona të cilët ishin duke ngarkuar  furgonin me dru janë arratisur duke mos iu përgjigjur thirrjes së punëtorëve ndërsa njëri prej tyre është përleshur me përgjegjësin e këtij sektori.

27-vjeçari me iniciale A.B., ka tentuar të plagosë me kaçavidë përgjegjësin e pyjores në pjesën e barkut.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Qafa e Vaskut” Rrajcë ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim 3 persona të tjerë, bashkupunëtorë të 27-vjeçarit.

Bëhet fjalë për shtetasit A.B., 43 vjeç, A.B., 22 vjeç, dhe L.B., 19 vjeç, ku vijon puna për kapjene tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale. /Ra.My.Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV