Shqipëri-Lituani 0-0, mbyllet e përgjumur pjesa e parë e sfidës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

10 minutat e para të ndeshjes së luajtur në Stadiumin “Arena Kombëtare” dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar kanë folur më tepër për skuadrën mike dhe madje Strakosha thirret në apel për të neutralizuar me majat e gishtave një diagonale të Kazlauskasit.

20 minutat e tjera të gjysmëorës së parë të ndeshjes do të jenë të përgjumura, mbase duke reflektuar edhe lodhjen e dy ekipeve që kanë udhëtuar dhe po luajnë dy ndeshje brenda 72 orëve dhe vetëm në minutën e 33-të, Sadiku do të godasë fort brenda zonës, por pasaktësisht.

E ndërkohë që është Sadiku që nuk ndërthuret siç duhet me pasimin e zgjuar të Hysajt 4 minuta më vonë, në krahun tjetër të fushës, është sërish Strakosha që bëhet shpëtimtar me zgjaten e tij pas një tjetër goditjeje diagonale. Minutat e mbetura janë nervoze për kuqezinjtë, me dy kartonë të verdhë për Laçin dhe Hysaj dhe pjesa e parë mbyllet kështu me rrjeta të paprekura, por me miqtë më të rrezikshëm përballë një Kombëtareje të lodhur fizikisht.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

Lajme të tjera

Web TV