29 vite Pavarësi/ Maqedonia e Veriut kujton shkëputjen nga Ish-Jugosllavia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut shënon zyrtarisht sot 29 vjetorin e pavarësisë nga ish-federata jugosllave.

Në referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, votuan pro ndarjes nga ish-federata jugosllave mbi 95% e qytetarëve.

Kryeministri, Zoran Zaev në ceremoninë e Ditës së Pavarësisë tha se “8 Shtatori” i vitit të largët 1991 kujton ditën kur të gjithë qytetarët u bashkuan për pavarësinë dhe zgjodhën rrugën drejt BE-së e NATO-s.

“Dita e pavarësisë, 8 Shtatori i vitit 1991, do të kujtohet si një ditë kur ne u bashkuam për të zgjedhur rrugën e pavarur, lumturi dhe prosperitet. Udhërrëfyesit e rëndësishëm strategjikë në atë rrugë, ishin NATO dhe Bashkimi Europian. Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtar i 30 i aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe një vend në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Zoran Zaev.

Zaev dha garancinë se vendi do të vijojë të avancojë në rrugën e integrimit./Er.Ke/Fjala.al/

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV