Transportonin drejt vendeve të BE-së 16 emigrantë të paligjshëm, në pranga 26 vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar pasi po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.

Në kuadër të operacionit “Perimetri” policia ka bërë të mundur arrestimin e 26 vjeçarit me iniciale E.Sh. banues në Tiranë dhe një tjetër shtetasi E. L., 27 vjeç, i cilësuar si bashkëpunëtor në trafikimin e paligjëm të emigrantëve.

Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e këtyre shtetasve në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijv. kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV