Një muaj pas shpërthimit, porti i Bejrutit nën pushtetin e flakëve/ Video

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Portin e Bejrutit, duke shkaktuar panik midis banorëve të traumatizuar nga shpërthimi masiv i muajit të kaluar që vrau dhe plagosi mijëra njerëz.

Nuk ishte  e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin e 4 gushtit ku gati 3,000 tonë nitrat në objekt, shkaktuan një shpërthim të një valë goditje që shpërtheu dritaret, dyert dhe muret milje larg.

Një kolonë tymi i zi doli nga porti në mesditën e ditës së sotme. Ndërkohë ushtria libaneze tha se zjarri është në një depo ku nafta dhe gomat vendosen në zonën pa taksa në port duke shtuar se, luftimi i zjarrit po vazhdon dhe se helikopterët e ushtrisë po marrin pjesë në operacion.

Banorët në panik janë ndërkohë ende duke luftuar për të kapërcyer shpërthimin katastrofik të muajit të kaluar

Trupat libaneze mbyllën rrugën kryesore që kalon pranë portit duke iu referuar trafikut në zona të tjera.

Shpërthimi i 4 gushtit vrau më shumë se 190 vetë dhe plagosi rreth 6,500 të tjerë dhe gjithashtu dëmtoi mijëra ndërtesa në kryeqytetin libanez.

Pamja e një zjarri tjetër të madh një muaj më vonë po krijon panik në mesin e banorëve të traumatizuar nga shpërthimi i muajit të kaluar.


Agjencia Shtetërore e Lajmeve shtetërore tha se zjarri ishte në një depo ku vendosen gomat. Ai shtoi gjithashtu se zjarrfikësit po merren me shuarjen e flakëve.

Një video po qarkullon në mediat sociale duke treguar se punëtorët në port po largohen nga frika sapo shpërtheu zjarri, një kujtesë tronditëse e shpërthimit të muajit të kaluar që vrau dhjetëra punonjës të portit dhe 10 zjarrfikës.

Guvernatori i Beirut Marwan Abboud dhe autoritetet u bënë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg rrugëve që çojnë në port për të lejuar që makinat e zjarrit të lëvizin shpejt. Ru.Do/ Fjala.al

Të fundit

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës bankare për shpenzime nga Monika...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV