Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Hanim vetëm bukë dhe qumësht”/ Rrëfimi rrënqethës i Lukakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vit më parë ai erdhi mes polemikash për çmimin dhe peshën por mbi të gjitha u konsiderua i ‘paaftë’ për të zëvendësuar Mauro Icardin tek Interi. Por brenda 1 viti Romelu Lukaku fitoi zemrat e të gjithëve dhe zhvilloi sezonin e tij më të mirë në karrierë duke u shndërruar në një idhull për tifozerinë zikaltëtr.

Megjithatë, për të arritur deri këtu, Lukau nuk e ka patur aspak të thjeshtë, përkundrazi. Në një rrëfim për mediat e huaja, ai ka treguar fëmijërinë mes skamjes dhe varfërisë.

“Mbaj mend momentin e saktë kur kuptova se ishim të varfër. Unë isha gjashtë vjeç dhe do të kthehesha në shtëpi për drekë, gjatë pushimit të shkollës. Mamaja ime gjithmonë kishte të njëjtën gjë në menu: bukën dhe qumështin. Kaq mundësi kishim. Pastaj, një ditë u ktheva në shtëpi, hyra në kuzhinë dhe pashë nënën time në frigorifer me kanaçe qumështi si zakonisht. Por këtë herë ajo po trazonte diçka, po e tundte. Pastaj më solli drekën dhe buzëqeshi sikur gjithçka ishte në rregull. Por unë e dija menjëherë se çfarë po ndodhte. Ajo ishte duke përzier ujin me qumështin. Ne nuk kishim para të mjaftueshme për ta blerë qumështin gjatë gjithë javës, ndaj e përzienim me ujë. Ne nuk ishim të varfër, por shumë më keq se kaq. Babai im kishte qenë një futbollist profesionist, por ishte në fund të karrierës së tij dhe paratë ishin zhdukur”, – thotë sulmuesi i lindur në Antwerp.

Roger Lukaku kishte kaluar një karrierë të denjë mes Ostend, Mechelen dhe Germinal Ekeren. Babai i Lukaku kishte luajtur gjithashtu me ekipin kombëtar të Zaires, siç quhej atëherë Republika Demokratike e Kongos, në ndeshjet e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe në kualifikimet e Kupës së Botës. Situata që Lukaku jetonte me të vërtetë nën minimumin jetik shpjegohet me fjalë të tjera në “The Players’ Tribune”: “Gjëja e parë që u zhduk ishte TV kabllor. Nuk kishte më futboll, mbetëm pa sinjal. Pastaj ndodhi që u ktheva në shtëpi në mbrëmje dhe dritat ishin fikur. Rrinim pa energji elektrike për dy, tri javë. Kur doja të bëja një banjë, nuk kishte drita. Nëna ime ngrohte një kazan në sobë dhe unë futesha në dush, hidhja ujin e nxehtë në kokë me një gotë”.

Ishin të tilla momente, që brenda atij fëmije ndezën një zjarr, që nuk ndalet së ngrohuri familjen: “Unë i bëra një premtim vetes; e dija saktësisht se çfarë duhej të bëja dhe çfarë do të bëja. Një ditë erdha nga shkolla dhe gjeta nënën time në lot. Kështu që në fund i thashë asaj: Mami, do të shohësh që situate do të ndryshojë. Do të luaj tek Anderlecht, do të ndodhë së shpejti. Pastaj do të jemi mirë, ju nuk do të shqetësoheni më. Në fakt, asokohe isha gjashtë vjeç”.

Premtimi do të mbahej. Në mes janë vitet e kaluara në ekipet e të rinjve të ekipeve të vogla në rrethin e Antwerpen. Lukaku e nis te Rupel Boom si fëmijë dhe qëndron atje për 4 sezone, pastaj një vit në Wintam, ku më 2004 bie në sytë e vëzhguesve të Lierse. Ai ishte vetëm 11 vjeç, por fizikisht me një epërsi të dukshme trupore ndaj moshatarëve. Në dy sezone shënoi 121 gola në 68 ndeshje. Në vitin 2006, Lierse zbriti nga kategoria dhe Anderlecht mori 13 lojtarë të rinj nga klubi “flanders”. Mes tyre, natyrisht, ishte Lukaku 13-vjeçar, i cili pa përmbushjen e premtimit të dhënë nënës së tij. Romelu, në 3 vite të rinisë në Bruksel shënoi 131 gola në 93 ndeshje.

Lexo edhe :  Përmbytjet nga stuhia në Valencia, Real Madrid ofron një milionë euro për të prekurit

Sidoqoftë, në fillim të sezonit 2008-2009, në moshën 15 vjeç, Lukaku përfundoi në stol. Reagimi ishte i ashpër, sepse asgjë nuk duhej ta ndalonte ëndrrën e tij të bëhej realitet. Ai vë bast me trajnerin U-19 që deri në dhjetor do të shënojë 25 gola, nëse luan titullar, përndryshe do të ngrohte stolin gjatë pjesës tjetër të sezonit: “Ky ishte basti më budalla që kasha vendosur ndonjëherë. Fatmirësisht, i shënova 25 gola deri në nëntor”.

Pastaj, më në fund, erdhi dita e debutimit të tij në ekipin e pare të Anderlecht. Diçka e papritur dhe e çmendur. 24 maj 2009, ndeshja e dytë e “play-off”-it për titullin midis Anderlecht dhe Standard Liege. Të dyja skuadrat arritën me pikë të barabarta në fund të kampionatit. Një ditë më parë, bie telefoni i Romelu, i cili e pa ndeshjen e parë në TV. Ishte trajneri rezervë i Anderlecht, që e thërret dhe menjëherë bashkohet me skuadrën e parë. Direkt merr në telefon prindërit dhe i entuziasmuar u jep lajmin e madh: “Unë jam një lojtar i Anderlecht!”

Minuta e 65-të e pjesës së dytë, Standardi është në avantazh 1-0. Trajneri Jacobs kthehet nga stoli dhe thërret Lukakun. I jep ca këshilla dhe e hedh në fushë. Ai është 16 vjeç e 11 ditë. Loja nuk do të ndryshonte dhe Anderlecht do ta humbiste sfidën për titull. Por, prej aty fillon një garë e pandalshme: “Ne e humbëm finalen atë ditë, por unë tashmë isha në parajsë. E mbajta premtimin tim për nënën time. Ky ishte momenti kur e dija se do të ishim mirë përgjithmonë”.

Vitin pasues, Lukaku do të fitonte kampionatin e “Jupiler League” dhe trofeun e golashënuesit më të mirë, në moshën 17 vjeç. Disa muaj më parë, më 3 mars 2010, akoma 16 vjeç, ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar si titullar kundër Kroacisë. Më tej do të lunate edhe një vit tjetër tek Anderlecht, para se ta linte atë me 41 gola në 98 ndeshje dhe të nënshkruante me Chelsea. Pastaj huazimi te West Bromwich, shpërthimi tek Everton, maturimi përfundimtar te Manchester United, ku u bë lojtari më i ri që arrin momentin historik të 100 golave ​​të shënuar në Premier League. Dhe në fund kalimi tek Interi.

Një ekip i etur për sukses, pas një dekade zhgënjimesh. Vendi i dytë në Serie A, finalja e “Europa League” në sezonin e parë si zikaltër. Asnjë trofe, por Interi është edhe një herë në krye. Falë kujt? Sigurisht të Lukaku, që shënoi 34 gola sezonalë, duke hyrë në listën e shënuesve më të mirë të zikaltërve.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër/ Çfarë duhet të bëni

Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet...

Luiz Ejlli shkon në “Big Brother VIP Kosova”

Këngëtari Luiz Ejlli do të shkojë mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Kosova”. Ai do të shkojë në këtë spektakël si i ftuar special. Luiz...

Spanja nën pushtetin e përmbytjeve, mobilizon mijëra forca ushtarake në zonat e prekura

Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e goditur nga përmbytjet shkatërrimtare, njoftoi qeveria spanjolle të hënën, ndërsa është shtuar pakënaqësia për reagimin...

Ky është shteti me fuqinë më të madhe të ndikimit në zgjedhjet në SHBA

Gazetari shqiptar në SHBA, Dorand Vojka, është shprehur se Izraeli është fuqia më e madhe që ndërhyn në zgjedhjet në SHBA, përmes lobeve të...

Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron!

Një person në gjendje të dehur sulmoi me sende të forta dhe shkatërroi pjesërisht mbrëmjen e sotme (4 Nëntor), xhamat e një salloni bukurie. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV