SHBA/ 2001- 2021, luftërat shënojnë 37 milionë refugjat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një raporti të ri të hartuar nga Universitetit “Brown” të titulluar Projekti “Kostot e Luftës”, tetë luftërat më të dhunshme, në të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë apo që  ajo vetë ka nisur, kanë krijuar në mbarë botën, së paku 37 milionë refugjatë që prej vitit 2001.

Raporti është hartuar duke nisur pas sulmeve të 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe zhvendosjes së popullsive, në zonat që hynë në luftë me Amerikën.

Numri i refugjatëve përgjatë këtyre 19 viteve, sipas raportit, i tejkalon të zhvendosurit nga çdo luftë apo katastrofe tjetër që nga shekulli XX, përjashtuar këtu vetëm periudhën e Luftës së Dytë Botërore sikurse dhe numri i atyre që janë zhvendosur nga SHBA drejt Kanadasë, jo për shkak të luftës por për arsye punësimi, apo emigrimi për arsye të tjera.

Po sipas raportit, 8 milionë vetë janë shpërngulur nga shtëpitë përtej kufijve ndërkombëtare si refugjatë e si azilkërkues për shkak të luftës,.

Ndërkohë 29 milionë të tjerë janë zhvendosur  nga një qytet në tjetrin. Pjesa më e madhe e refugjatëve janë zhvendosur nga Afganistani, Iraku, Pakistani, Jemeni, Somalia sikurse edhe nga Filipinet, Libia dhe Siria, të gjitha vendet të cilat ndodhen  në konflikt. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV