Deklaratat e Gjatës/ Përgjigjet Balla: Uroj që PD mos të shmangë zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretarit i PD për Çëshjet Ligjore, Çlirim Gjata deklaroi ditën e djeshme se opozita ka ende shpresë që ndryshimet kushtetuese nuk do të implementohen.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla.

Balla thotë se tashmë hapja e listave është pa kthim dhe zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të zhvillohen me të tilla.

Ai shton se shpresa e PD është qesharake teksa uron që PD dhe Lulzim Basha mos kenë rifilluar me ndërtimin e alibive për t’ju shmanguar zgjedhjeve, si një vit më parë.

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Qesharakët e SHQUP-it vazhdojnë të jenë kundër vendimit historik dhe pa kthim të hapjes së listave për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Prej kohësh LBPD kanë zgjedhur të jenë në anën e gabuar të historisë dhe kundër popullit të vet.

 

Të vazhdosh të jesh kundër listave të hapura, do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mundësinë që të bëjë zgjedhjen e vet, jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që do.

Megjithatë LISTAT JANË HAPUR???? dhe shpresa qesharake e këtij juristit të Lulit se ndryshimet kushtetuese nuk do të implementohen në Kodin Zgjedhor, uroj të jetë thjeshtë një 7×7=42 tjetër.

Uroj gjithashtu që LBPD mos të ketë rifilluar me gazat e vet ndërtimin e alibive të radhës për t’ju shmangur zgjedhjeve, siç bëri një vit më parë.”, shkruan Balla.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

Lajme të tjera

Web TV