Rriten rastet me Covid në Kosovë në 24 orët e fundit, 3 persona humbin jetën

Kosova ka regjistruar 3 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK, nga 633 testime u shënuan 70 raste të reja me COVID-19, që shënojnë sërish një rritje tjetër në krahasim me ditën e djeshme ku kishte vetëm 50 të infektuar.

Por ndërkohë numri i të shëruarve ishte 122 që shënon tashmë një total prej 11 mijë e 272.

Ndërkohë në totali i viktimave është 589 si dhe 14 mijë e 566 raste aktive momentalisht me COVID-19. Ka.Li/fjala.al