Babai i vajzës së përdhunuar thyen heshtjen: Unë mirë jam, çupa si të dojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas historisë tronditëse në Pogradec ditën e sotme, ka thyer heshtjen edhe babai i të miturës që u abuzua seksualisht nga një 46-vjeçar.

Por i ati i saj, që tregon se njihet me të arrestuarin, thotë se nuk di asgjë.

“Asgjë, ku di unë, tani ajo andej është, Anisa”, ishin fjalët e tij, teksa gazetarët e pyetën se çfarë kishte ndodhur.

Babai i të miturës teksa duket i pashqetësuar për gjithë sa ka ndodhur, tha për mediat se vajza e tij shkonte në shtëpinë e abuzuesit pasi njiheshin. Teksa tregon se abuzuesi ishte bërë shkesë që e mitura të fejohej me një djalë, por që ai iku në Greqi.

“Jo jo, nuk është ankuar për gjë. Vinte e dilte këtu. Ajo s’bëri gjë. Ai djali quhet Blerim. Kishim lidhje nga baxhanaku im se punonte andej me të. Asgjë nuk i kishte premtuar. Vet e njohi. Vajza është 14 vjeç dhe Blerimi është 2 vjet më i madh se unë. Vajza rrinte atje te Blerimi, kishte ata çupën shoqe (vajzën e Blerimit), ka një vit e gjysmë. Kërkonte të vinte në shtëpi, por rrinte atje. Ajo s’rri në shtëpi do shoqen e saj”.

I pyetur si ndihet tani pasi ka mësuar këtë ngjarje të rëndë, ai thotë:

“Asgjë tjetër, unë mirë jam, çupa si të dojë unë s’e mbaj me zor lidhur rri këtu apo rri atje, unë s’e di vetë nga jam. Po mirë minorene, unë çfarë t’i bëj, unë s’kam si ta marr litarin ta lidh atje sido që të jetë”.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

U bllokua nga serbët, rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë

Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin...

Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

YLLI PATA Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar...

Djali i Ancelotti zbulon objektivin: “Fillimisht Brazili, por më pas…”

Davide Ancelotti, i biri i Carlo Ancelotti, ka vendosur të ndjekë babain edhe në pankinën e Brazilit, pasi mbeti pa alternativa për të qenë...

Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për...

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe është pamundësuar kalimi i lirë. Me...

Lajme të tjera

Web TV