Llotaria amerikane/Rifillojnë përpjekjet për të marrë vizat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një shqiptare u bë fytyra e sfidës ligjore kundër vendimit të Administratës Trump për ngrirjen e vizave për fituesit e llotarisë amerikane
 

Nga Ruben Avxhiu

Vitin e kaluar Fatma B u bë një nga fatlumët e rrallë që fituan vizën amerikane mes miliona vetëve që mbushën formularin.

Shumë shqiptarë kanë ardhur nëpërmjet këtij procesi që zgjedh çdo vit 55,000 vetë nga e gjithë bota.

Fatma është e martuar me një vajzë trevjeçare. Ka një master dhe përvojë në administratë spitali. Gjatë këtyre muajve si bën të ditur agjensia e lajmeve Axios, ajo ka qenë e përfshirë në luftë kundër koronavirusit si dhe kundër qeverisë amerikane.

Në muajin maj, ajo kishte intervistën për vizë. Mirëpo shpërthimi i pandemisë anulloi datën e saj. Më pas, Presidenti Donald Trump vendosi ngrirjen e të gjitha vizave me bazë llotarinë amerikane.

Sipas ligjit, fituesit e këtij viti kanë deri në 30 shtator për të marrë vizën ose humbasin shansin e dhënë nga llotaria.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Fatma vendosi të luftonte këtë vendim. Disa avokatë e kanë përfaqësuar në këtë betejë ligjore.

“Imagjino të fitosh llotarinë dhe pastaj dikush të thotë se jo nuk mund të marrësh shpërblimin”, tha një prej avokatëve të saj për Axios.

Javën e kaluar një gjykatës federal urdhëroi Administratën Trump që të rifillojë vizat për programin e llotarisë përpara 30 shtatorit.

Fatma ka intervistën e saj javën që vjen. Mirëpo, edhe nëse ambasada ia jep vizën, hyrja e saj në kufi nuk është e garantuar për shkak të ndalimit në fuqi.

Duke përshkruar vajzën shqiptare, Qendra e Veprimit për Drejtësi në SHBA tha se ajo është dikush që mund të ndihmojë që nga dita e parë në luftën kundër koronavirusit në Amerikës.

Lexo edhe :  Paralajmërimi!/ Rama dhe Berisha nuk do të jenë më në politikë pas zgjedhjeve të 11 Majit

Fatma ka bërë çdo vit kërkesë për llotari që kur ishte 18 vjeç. Bashkëshorti i saj ka një hallë apo teze në New York e cila dikur ka ardhur edhe vetë në SHBA nëpërmjet kësaj llotarie. Tani është e moshuar dhe do të donte të kishte këtë familje të re afër saj.

Shoqata e Veprimit për Drejtësi ndërhyri që ta lidhte Fatmën me Shoqatën e Avokatëve Amerikanë të Imigracionit, Laboratorin e Inovimit të Ligjit dhe firmën avokatore Mayer Brown LLP. Ata hodhën në gjyq Administratën Trump dhe arritën një fitore të rëndësishme javën që shkoi. /Illyria/i

 

Të fundit

Janë 1000 meme groteske të JD Vance – dhe të gjitha janë më të pëlqyeshme se ato reale

I zemëruar, i vrazhdë dhe i varur nga web-troll-ry, zëvendëspresidenti ka portofolin Make America Awful Again. Duket një përshtatje...

Shija e keqe e shkeljes së etikës diplomatike

Nga Shpendi Topollaj Si e gjithë bota, edhe ne shqiptarët e ndoqëm nëpërmjet ekraneve televizive takimin midis presidentëve të SHBA zotit Donald Trump dhe atij...

Protestë për “Tik Tok”, Rama: Fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi si absurde thirrjen për të protestë të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit për mbylljen e Tik Tok. Rama u shpreh...

VIDEO / Nderohet sakrifica e UÇK-së në dritën e flakadanëve anembanë Kosovës

Ndezja e flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin, edhe sivjet mblodhi mijëra qytetarë. Përveç Prekazit, në kuadër të Epopesë...

8 Marsi/Spiropali: Gratë shqiptare, shembull i jashtëzakonshëm i një feminizmi të fshehtë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot vajzat dhe gratë me rastin e festës së 8 Marsit. Përmes një mesazhi Spiropali shprehet se shoqëria...

Lajme të tjera

Web TV