Arsimi, sektori më i keqfinancuar, të fundit në rajon për shpenzimet dedikuar arsimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsimi është një ndër sektorët më të nënfinanciar në vendin tonë. Ndërsa para viteve ’90, Shqipëria financonte më shumë se 4-5 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar së saj për sektorin e arsimit, një nivel ky ishte i krahasueshëm me financimet që edhe vendet e tjera të OECD së jepnin në atë kohë, përgjatë viteve të transicionit sektori është financuar më pak se 3 % të PBB-së.

Një nivel gati 40 % më i ulët se financimet që vendet e zhvilluara kanë dhënë në këtë periudhë dhe 20 % më pak se financimet që japin vendet e rajonit.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2019 sektori u financua me 3.3% të PBB-së, një nivel i njëjtë me atë të vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet.

Ky është edhe financimi më i madh i bërë në 7 vitet e fundit për arsimin.Ne renditemi të fundit në rajon për shpenzimet dedikuar arsimit. Në vendet e tjera të Ballkanit ky tregues është në intervalin 4-4.5% të PBB-së.

Ndërkaq duke u tkurrur ka ardhur edhe shpenzimet që familjet shqiptare kanë bërë për arsimin. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në vitin 2016, në buxhetet familjare shpenzimet për arsim zinin 4.4% të buxhetit familjar, teksa zbritën në 3.9% në vitin 2017 dhe në 3% në vitin 2018.

Financimi i pamjaftueshëm i arsimit ndikon negativisht cilësinë e shkollimit, sidomos shtresat e varfra të popullsisë, të cilat buxhetet i përdorin kryesisht për ushqim dhe nuk kanë mundësi të tjera për të arsimuar fëmijët.

Të fundit

Kush është “Messi i Greqisë” që po transferohet në Gjermani për 18 mln euro?

Sipas gazetës gjermane Bild, Stuttgart po transferon 22-vjeçarin Giannis Konstantelias nga PAOK. Ai quhet "Messi grek" dhe për të klubi gjerman...

Risia në aeroporte! Parfumet, pijet alkoolike dhe lëngjet lejohen në bagazhin e dorës

Parfumet, pijet alkoolike dhe shishet do të lejohen përsëri në çanta dhe mini-valixhe, ato që na shoqërojnë deri në sedilje, duke përfunduar në bagazhet...

Nuk ka më dilema! Nesër vizitat mjekësore, Arsenali blen sulmuesin e madh

Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë...

Këshilli Bashkiak: Pallati i Kongreseve i kalon qeverisë shqiptare

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ai për kalimin në përgjegjësi të qeverisë të Pallatit...

Conference League: Egnatia, Vllaznia & Dinamo luajnë ndeshjet e para në raundin e dytë

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City do të luajnë nesër ndeshjet e para në raundin e dytë të UEFA Conference League. Blutë e Dinamos do të...

Lajme të tjera

Web TV