Nano, gishti i mesit në kutinë e votimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Fatos Nano njihej në publik për ironinë që përdorte dhe mesazhet e koduara që jepte.

Në redaksitë e gazetave dhe televizioneve të kohës thuhej se gazetarëve dhe redaktoreve u duhej kohë që të “përkthenin” për publikun atë që kishte thënë kryeministri në deklaratën për media.

Kjo sepse Fatos Nano fliste me një gjuhë teknike dhe shpesh shumë akademike, gjuhë që ishte shumë e pakuptueshme për popullin.

Në karrierën e tij në politikë, Fatos Nano ka fituar 3 herë zgjedhjet parlametare dhe ka marrë detyrën e kryeministrit, por ka qenë kryetar i PS-së në shumë zgjedhje lokale dhe parlamentare.

Por çfarë kanë sjellë zgjedhjet në këtë vend  në 30 vite tranzicion që pas rënies së sistemit komunist?

Kujtojmë këtu se në sistemin komunist nuk kishte zgjedhje por vetëm votime. Degradimi i shtetit për këto vite sa vjen dhe bëhet më i qartë. Por këtë e ka deklaruar hapur me mesazhin e tij Fatos Nano.

Fotografi i njohur Armando Babani ka fiksuar Fatos Nanon në një moment të veçantë kur ka votuar. Pasi ka hedhur votën në qendrën e votimit, Nano ka bërë një gjest shumë të turpshëm por duke dhënë një mesazh të madh.

I rrethuar nga dhjetëra fotografë, Fatos Nano pasi ka hedhur votën në kutinë e votimit, më pas ka ngritur gishtin e mesit duke parë me ironi dhe përbuzje procesin e votimit.

Mesazhi ishte i qartë, i bërë para dhjetëra gazetarëve dhe kamerave. Diçitura e fotos për kohën mund të ishte. “Kush ka sy le të shohë, kush ka mendje të vendosë trurin në punë. Ja çfarë ndodh me votat tuaja.”

Fotografi i njohur Armando Babani e ka rihedhur sot foton në “Facebook-un” e tij me komentin: “Ne kurrë nuk do të harrojmë …! Zgjedhjet prillin e ardhshëm ….!”

Lexo edhe :  SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Presidenti Ilir Meta ka vendosur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që të zhvillohen më 25 prill të vitit 2021. Jemi 7 muaj para zgjedhjeve, por pyetja që ngrihet ende sot është se çfarë do të marrin shqiptarët nga këto zgjedhje.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës. Ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV