A do të ketë ndryshime të tjera në qeveri? Ja si përgjigjet Spiropali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ikjes së ministres Besa Shahini dhe ministrit Lleshaj që paralajmëroi largimin në fund të mandatit, në Partinë Socialiste po përflitet edhe për ndryshime të tjera në qeveri.

Për këtë foli edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali.  E ftuar në Report Tv, ajo tha se qeveria nuk e ka mendjen të rrijë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj ajo vazhdon punën.

“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, theksoi Spiropali.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

Një tragjedi e rëndë ka goditur spitalin pediatrik në qytetin Lille të Francës, ku një foshnjë vetëm pesë ditëshe, e lindur para kohe, ka...

Zvicra do modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Ushtria zvicerane planifikon të modernizojë rreth 8,000 bunkerë të vjetër të kohës së luftës në të gjithë vendin, disa prej të cilëve datojnë që...

Lajme të tjera

Web TV