Infektohet Gjykata e Kurbinit/Çështjet mbeten pezull, prioritet vetëm për më urgjentet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Kurbinit ka ndërprerë përkohësisht gjykimet e çështjeve, duke marrë në konsideratë vetëm ato që janë më urgjente.

Ky vendim është marrë pasi tre gjyqtrë të Gjykatës së Kurbinit kanë rezultuar positive nga COVID-19.

Pas identifikimit të rasteve pozitive me koronavirus prej 1 jave janë karantinuar edhe i gjithë personeli, përfshirë edhe prokurorinë të cilët ndodheshin në të njëjtat ambiente.

Pjesa me e madhe e punonjësve kanë rezultuar negative ndaj Covid-19 dhe së shpejti do ti rikthehen punës, ndërsa pjesa tjetër është ende në përgjigje të tamponit.

Për të shmangur kaosin dhe për të mos ndërprerë gjykimin e çështjeve Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga Tirana të cilët do të merren kryesisht me çështjet që kërkojnë urgjencë në trajtimin dhe gjykimin e tyre.

Janë caktuar 9 gjyqtarë të cilët do të marrin në shqyrtim çështjet.

Konkretisht bëhet fjalë për: Shefkie Demiraj, Bedri Qori, Ardian Kalia, Besnik Hoxha, Artan Hajredinaj, Albert Mece, Elisabeta Gjoni, Gert Hoxha dhe Sokol Pasho.

Burime nga Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Kurbin kanë bërë me dije se vatra e infeksionit në gjykatë është izoluar dhe se tre personat e infektuar po trajtohen në kushte shtëpie, pasi nuk kanë simptoma të rënda të sëmundjes./Ra.My,Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV