SHBA/ Nënshkruhen marrëveshjet, Trump me aftësi “paqebërëse”, bashkonIzraelin, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në objektivin e thirrjeve të Shtëpisë së Bardhë ishte Arabia Saudite, fuqia më e madhe e Gjirit. Deri më tani sauditët, mbreti i të cilëve është kujdestari i vendeve më të shenjta të Islamit dhe eksportuesi më i madh i naftës në botë, kanë sinjalizuar se nuk janë gati.

Një objektiv tjetër është Omani, udhëheqësi i të cilit bisedoi me zotin Trump javën e kaluar. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, Omani pritej të dërgonte ambasadorin e tij në ceremoninë e së martës. Nuk u tha asgjë nëse dhe sauditët do të merrnin pjesë, megjithëse pranimi në heshtje nga ana e tyre i marrëveshjeve është parë si diçka thelbësore.

Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se ky rast do të theksojë aftësitë e Trump si paqebërës në kulmin e fushatës së tij për rizgjedhje.

Të ashtuqujtuarat “Marrëveshjet e Abrahamit” nuk trajtojnë konfliktin e gjatë izraelo-palestinez, por ato mund t’i hapin rrugën një afrimi më të gjerë arabo-izraelit pas dekadash armiqësie.

Në të njëjtën kohë kur Izraeli dhe dy shtetet arabe të gjirit nënshkruan marrëveshjet per normalizim në Shtëpinë e Bardhë, militantët palestinezë qëlluan me raketa nga Gaza në Izrael, duke plagosur dy persona. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësisë për sulmin e ndërmarrë nga territori i drejtuar nga islamikët e Hamasit.

Skeptikët, përfshirë shumë vëzhgues të Lindjes së Mesme, mes tyre analistë, ekspertë dhe ish-zyrtarë, kanë shprehur dyshime në lidhje me ndikimin e marrëveshjeve. Ata thonë se marrëveshjet injorojnë palestinezët, të cilët i kanë refuzuar ato, duke i cilësuar si një thikë pas shpinë nga vendet e tyre partnere arabe.

Ish-Nënpresidenti Joe Biden, rivali demokrat i Presidentit Trump, tha se ai mbështet qëndrimet që më shumë vende të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin si përgjigje ndaj një pyetje të bërë se fundmi nga Zëri i Amerikës, por ai shtoi se beson se “Izraeli duhet të jetë i përgatitur të punojë drejt një zgjidhje të sinqertë, me dy shtete” me palestinezët.

Lexo edhe :  Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Palestinezët, të cilët kërkojnë një shtet të pavarur në Bregun pushtuar Perëndimor dhe Gaza i shohin marrëveshjet e ndërmjetësuara nga SHBA mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit si tradhti ndaj kauzës së tyre./ VOA

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV