Kryenegociatori i Shqipërisë, Mazi takohet me zv/ministrin e jashtëm grek: Mbështetje në rrugën drejt BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë është takuar me minstrin e Jashtëm grek Miltiadis Varvitsiotis, për një takim lidhur me integrimin europian të Shqipërisë.

Mazi shpreson që të mbahet sa më shpejt Konferenac e Parë Ndërqeveritare, teksa nga ana tjetër zv/ministri grek ka shprehur mbështetjen politike dhe teknike nga Greqia për të hedhur hapin e radhës drejt rrugës për në BE.

NJOFTIMI NGA KRYEMINISTRIA

Takimi Mazi-Varvitsiotis, për bashkëpunimin e mëtejshëm në procesin e integrimit

Më 16 shtator 2020, Kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zoti Zef Mazi, u takua me Ministrin e Jashtëm Përplotësues të Republikës Greke, Zoti Varvitsiotis.

Zoti Mazi dhe Zoti Varvitsiotis zhvilluan konsultime për bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Europian.

Dy zyrtarët e lartë diskutuan ndikimin e vendimit pozitiv të Këshillit Europian në mars 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke e përshkruar atë si një vendim madhor, historik, për Shqipërinë, Kryenegociatori theksoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë konkluzionet e Këshillit me përgjegjësi dhe vendosmëri edhe më të madhe për të dhënë rezultate. Ai shprehu shpresën dhe besimin se rezultatet e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit do të pasohen nga vendimi i BE-së për të bërë të mundur hedhjen e hapit të rradhës në rrugën e BE-së – mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në kohën më të shpejtë të mundshme.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të vijojnë kontaktet e ngushta, përfshirë duke mbikqyrur zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Përshpejtimin e Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, për të vazhduar diskutimin mbi çështjet e lidhura me BE-në, përfshirë mbështetjen politike për Shqipërinë për të hedhur hapin tjetër të mëtejshëm në rrugën e BE-së, si dhe për të dhënë mbështetje teknike për negociatat e ardhshme.

Lexo edhe :  Nard Ndoka 'rrëfen' intrigat e Flamurit dhe Jozefinës ndaj demokristianëve!

Të fundit

Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Pavarësisht festës së Kurban Bajramit, shumë qytetarë, vizitorë apo turistë po i drejtohen zonave bregdetare gjatë kësaj fundjave. Siç duket...

Disa arsye pse duhet t’i bësh pushimet në shtator

Nëse po i lë në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje. Shtatori është muaji perfekt për të udhëtuar dhe këto arsye...

Çfarë ndodh kur Presidenti i SHBA zihet me njeriun më të pasur në botë?

Një përplasje që po trondit peizazhin politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara, ku dy nga figurat më të fuqishme të kohës, presidenti Donald...

Plagosje në Rrogozhinë, komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një person ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij,...

“Bread & Heart” Festival, Rama: Është ‘Bajram shpirti’

Tirana mirëpret këtë të premte Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”. Në ngjarjen që bashkon në kryeqytetin shqiptar mbi 150 arkitektë të...

Lajme të tjera

Web TV