“Pata mundësinë të diskutoj me Kryeministrin”/ Rama takon kryediplomatin grek

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.

Ishte Dendias ai që zbuloi takimin nëpërmjet një postimi në twitter. Ai shkruan se në mbyllje të Samitit “The Economist” pati mundësinë të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në darkën e punës në Athinë mes kryeministrit shqiptar dhe homologut grek Mitsotakis janë hedhur në tavolinë të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve. Burimet bëjnë me dije se Rama dhe Mitsotakis kanë rënë dakord se për ligjin e luftës, të drejtat e minoriteteve dhe çëshjte e detit duhet të vijojë puna e dialogut, pasi prej vitesh këto çështje janë kthyer në tema të nxehta të politikës.


“Shpesh këto marëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakortësi për të. Të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, një palë e tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë përmes gjykata ndërkombëtare.Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu”, u shpreh ndër të tjera shefi i qeverisë shqiptare.

Megjithatë, në përshendetjen e fundit mes Rama dhe Mitsotakis, ky i fundit la të kuptohet që do të vizitojë së shpejti Tiranën.

 

Pa.Va/Fjala.al