Arrestohet në Dubai bosi i drogës Eldi Dizdari, ja ngjarjet ku mendohet se është i përfshirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet në Dubai Eldi Dizdari. Në media Dizdari njihet si bosi i drogës sepse ishte pjesë e një karteli të fuqishëm që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i specializuar në trafikimin e drogës në Europë.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe arrestimi ka ardhur për llogari të policisë italiane, sepse në vendin fqinj është shumë i njohur për trafikun e drogës.

Kujtojmë së Eldi Dizdari është kushëri i parë i Arbër Çekajt, pronarin e kompanisë së bananeve të dënuar për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës.

Gjithashtu në media përflitet se Eldi Dizdari ishte i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut, e ndodhur më 4 tetor 2018, ku vdiq Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Bossi i drogës, Eldi Dizdari është burri i ish-missit shqiptar Suada Sherifi.  Ata kanë së bashku një vajzë, rreth dy vjeçe.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga...

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë ushtarë, e udhëhequr nga komandanti...

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur...

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës,...

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga...

Lajme të tjera

Web TV