Franca arriti të regjistrojë më shumë se 10 500 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, më pak se një ditë më parë, por gjithsesi sipas të dhënave të publikuara nga Shëndeti Publik francez, përqindja e pozitivitetit është rritur për të dytën ditë radhazi.
Numri ekzakt i rasteve me COVID-19 është 10569.
Shifrat e së dielës janë përgjithësisht më poshtë nga ditët e mëparshme, për shkak të mbylljes së laboratorëve të testimit.
Shkalla e pozitivitetit (përqindja e numrit të njerëzve pozitivë krahasuar me numrin e përgjithshëm të njerëzve të testuar) u rrit në 5,7% nga 5,6% një ditë më parë.
“Për më tepër, 3,894 pacientë me COVID-19 janë shtruar në spital gjatë shtatë ditëve të fundit, 41 më shumë sesa shifrat e njoftuara një ditë më parë, duke përfshirë 593 në kujdesin intensiv”, tha shërbimi shëndetësor publik.
Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar të paktën 31,585 të vdekur nga COVID-19.