Maliqi: Rilindja ti lërë lojërat me lista gjysëm të mbyllura dhe pa koalicione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Deputetii i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka bërë një mesazh të fortë për popullin nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
Maliqi shkruan se PS-ja duhet ti lërë lojërat me listat gjysëm të mbyllura dhe pakoalicione dhe duhet ti përmbahet marrëveshjes së 5 qershorit.
Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje popullit të marrin në dorë fatet e vendit të tyre dhe nëse dikush guxon të prekë ndryshimet kushtetuese populli ti hedhë deputetët në koshin e plehrave.
Postimi i plotë i Lefter Maliqit 
Rilindja e marrë fund, ti lërë lojërat me lista gjysëm të mbyllura dhe pa koalicione, por ti përmbahet marrëveshjes së 5 qershorit, me bekimin e ambasadës amerikane.
Nëse Rama dhe shpura e tij, guxon të kalojë ndryshimet kushtetuese, duke përdorur deputetët e opozitës parlamentare, i bëj thirrje popullit, opozitës së bashkuar, socialistëve të zhgënjyer, që të rrethojnë Parlamentin dhe ti hedhin në koshat e plehrave deputetët, si në Ukrainë.
Të ngrihen të gjithë dhe të marrin në dorë fatet e vendit, të shporrin këtë qeveri të kriminalizuar dhe të koprruptuar që ka marrë peng Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, institucionet e shtetit, zgjedhjet, demokracinë.
Le të jetë populli ai që të godasë mafien, oligarket dhe krimin e bërë njësh me Rilindjen.
Ëndrra e Ramziut për tu bërë diktator, le të mbetet në bunkerin e tij në Surrel.
Shqipëria nuk është bunkeri i tij, por vendi i lirë i ëndrrës së studentëve të Dhjetorit drejt familjes së madhe europiane.
Pse ka kaq shumë frikë Ramziu nga listat e hapura, pse e tmerron Ramziun koalicioni opozitar?!
Në fakt, pyetja është retorike. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV