Kolla akute nga e ftohura, mjalti më mirë se antibiotikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën akute afat-shkurtër. Sipas këtij udhëzimi, mjalti është efikas në zbutjen e simptomave të kollës akute që vjen si pasojë e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes.

Ai duhet përdorur nga të rriturit dhe fëmijët pas moshës 5 vjeçare. Ekspertët thonë se mjalti është kura më e mirë për këtë kollë, ndryshe nga antibiotikët që janë jo efikasë në trajtimin e infeksioneve virale dhe për më tepër shoqërohen me efekte anësore.

Sipas tyre, antibiotikët duhen përdorur vetëm kur është me të vërtetë e nevojshme dhe rreziqet e komplikacioneve serioze janë të larta, shkruan “agroweb”. Një udhëzim i tillë i është shpërndarë edhe autoriteteve spitalore në Mbretërinë e Bashkuar dhe ofrojnë një qasje të re të trajtimit të këtij problemi nga mjekët.

Çfarë Është Kolla Akute?

Bëhet fjalë për një kollë që zgjat për një periudhë të caktuar kohe, pra për disa ditë ose javë. Kolla akute shfaqet si pasojë e një infeksioni në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes që mund të ndodhë si pasojë e të ftohurës ose gripit por edhe broshnitit akut, i cili është një infeksion i përkohshëm viral.

Përse Nuk Rekomandohet Përdorimi i Antibiotikëve

Antibiotikët mund të përdoren për trajtimin e infeksioneve që shkaktohen nga bakteret. Në shumicën e rasteve, kolla akute shkaktohet nga viruset. Këto të fundit nuk reagojnë ndaj përdorimit të antibiotikëve. Sipas ekspertëve britanikë, kur antibiotikët përdoren kundër kollës akute, ato nuk bëjnë ndonjë ndryshim as në simptoma as tek infeksioni.

Antibiotikët duhen përdorur vetëm kur infeksioni është bakterial por shumë rrallë tek njerëzit që kanë një imunitet të dobët. Ky kufizim në përdorim është i nevojshëm për faktin se bakteret po bëhen më rezistentë ndaj antibiotikëve që do të thotë se këto të fundit nuk funksionojnë si më parë.

Lexo edhe :  Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milion jetë

Sipas studiuesve britanikë, mjalti ndihmon në largimin e kollës në mënyrë shumë të shëndetshme. Atë mund ta përdorni në çaj duke e shoqëruar me lëng limoni ose të konsumoni nga një lugë çaji mjaltë sa herë që të keni kollë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të...

Lajme të tjera

Web TV