Me lot në sy Suarez i jep lamtumirën Barcelonës: Do kisha dashur të… (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I emocionuar, krenar dhe shumë mirënjohës, por gjithashtu i indinjuar për fundin e hidhur që pati. Kështu i dha lamtumirën Barcelonës Luis Suarez ditën e enjte.Në një konferencë për shtyp së bashkë me presidentin Josep Maria Bartomeu, lojtarët Messi, Piqué dhe familjen e tij, uruguajani preferoi të kujtonte momentet e bukura pa harruar ato të këqijat.

“Kam kaluar gjashtë vite të mrekullueshme dhe spektakolare. Po largohem pas shumë trofeve dhe si shënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit. Po mbyll një fazë për të cilën duhet të ndihem shumë krenar “, tha Suarez.

“Klubi më mbështeti në një moment kur unë gabova. Nuk ishte e lehtë por ata më zgjodhën gjithsesi. Trajneri dhe shokët e skuadrës më ndihmonin gjithmonë dhe më trajtonin shumë mirë në mënyrë që unë të adaptohesha. Prandaj do t’i jem përgjithmonë mirënjohës klubit”, shtoi ai.

Uruguajani e kishte shumë të vështirë teksa fliste. Ai u bë shumë i ndjeshëm dhe filloi të qante në nisje të fjalimit të tij. “Unë kam fituar shumë tituj por mbi të gjitha kam fituar miq të mirë që më bëjnë të lumtur. Sepse nuk po largohet vetëm një futbollist por dhe një njeri me ndjenja”.

Për Suarez-in, kalimi i gjashtë sezoneve te Barcelona nënkupton plotësimin e ëndrrës së tij më të madhe për të qenë pjesë e ekipit më të mirë në botë, të luante me lojtarë të cilët i kishte parë vetëm në ‘Playstation’, veçanërisht lojtarin më të mirë në historinë e futbollit, Messin.

Kur ai u pyet për trajnerin Koeman, zemërimi i tij doli në pah. “Kur ai më telefonoi për të më thënë që nuk do mbështetej më tek unë, e prisja diçka të tillë.

Lexo edhe :  Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steauan

Shumë gjëra ishin publikuar në shtyp gjatë kësaj kohe dhe ju e dini se si funksionon futbolli. Ai më tha që nuk do të bashkëpunonte më me mua. I kërkova atij të vazhdoja të trajnohesha derisa të gjeja një rrugëzgjidhje dhe trajneri e respektoi këtë gjë”, tha Suarez.

“Ne duhet të qortojmë veten pasi nuk kemi mësuar nga gabimet në Ligën e Kampionëve sepse nuk na ka ndodhur një herë ose dy, por na ka ndodhur katër ose pesë herë.

Në nivel personal kam luajtur edhe me dëmtime dhe kjo gjë duhet vlerësuar, nuk duhet sharë, edhe pse ndonjëherë do të kisha dashur të performoja më shumë”, përfundoi Suarez. Ka.Li/fjala.al/Burimi:LaVanguardia

Të fundit

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

Lajme të tjera

Web TV