Çuçi: Më 1 tetor do votohet kodi i ri zgjedhor, ndryshe do kemi krizë kushtetuese

Nëse më 1 tetor nuk do votohet kodi i ri zgjedhor vendi do futet në krizë kushtetuese. Këtë e lajmëron ministri i Bujqësisë  dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Çuçi u shpreh:

Ne jemi akoma në Këshillin Politik. Ne presim variantin e PD. Por e kemi thënë se nuk mund të presim përtej shtatorit sepse rrezikohet i gjithë procesi rregullator që duhet të vinte pas ndryshimeve kushtetuese, gjë që sjell në krizë kushtetuese. Kështu që ndaj janë afatet. Është e domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve, që ndryshimet që ka sjellë kushtetuta të pasqyrohen dhe në kod zgjedhor sepse përndryshe kthehet në krizë kushtetuese. Bëhet e pazbatueshme kushtetuta.

-Më 1 tetor kjo është e sigurt që do votohet?

-Po jemi të detyruar. Ky është një kalendar i vendosur që në ditën që ne votuam ndryshimet kushtetuese. /Fjala.al/Ke.Ba