Kryeministri grek paralajmëron: Respektoni masat për të shmangur një ”Lock-Down” të ri

FILE PHOTO: Greek Prime Minister Kyriakos Mitsotakis takes part in a joint news conference with Austrian Chancellor Sebastian Kurz in Vienna, Austria March 10, 2020. REUTERS/Lisi Niesner/File Photo

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dhënë një mesazh qytetarëve të vendit të tij lidhur me situatën serioze me COVID-19 në Greqi.

Mitsotakis kërkon që të ketë sensibilizim nga qytetarët dhe të ndiqen rreptësisht masat për të shmangur një bllokim të dytë apo ”Lock-Down” të ri. Sipas tij vaksina për qytetarët grekë është masa.

Por gjithsesi Mitsotakis la të nënkuptohet se qeveria greke nuk e do një bllokim të ri pasi beson se sistemi shëndetësor mund të përballojë valën e dytë me metoda të tjera që Greqia i ka dhe mund t’i zbatojë.

Sipas tij një bllokim i dytë apo karantinë është vendim i gabuar pasi dëmton të gjithë dhe në mënyrë jo të barabartë. Ka.Li/fjala.al