I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”.
Përmes një postimi në ”Twitter”, Grenell shkruan se “Si të quhet liqeni i cili është në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze pavarësisht nga kompromisi i SHBA-ve për të bërë një studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin. Kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump.”, ka shkruar Grenell në Twitter.
La.Mi/Fjala.al