Rama nga Vlora: Ja pse ngeci aeroporti, puna jonë nuk krahasohet me qeverinë e kaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme qytetin e Vlorës, ku sqaroi arsyet pse projekti i aeroportit në këtë qytet ngeli në mes, duke theksuar se pavarësisht gënjeshtrave që mund të qarkullojnë, e vërteta është ndryshe.

Gjithashtu, sot në Vlorë u vu guri i themelit të projektit të Parkut të Vlorës, që do të quhet “Parku i Shtëpisë së Pavarësisë” dhe do të lidhë bulevardin “Ismail Qemali” me buzën e detit dhe Lungomaren.

“Jemi këtu në Vlorë për të nisur një tjetër projekt, pjesë e mozaikut të transformimit të Vlorës, projekt që do të sjellë lidhjen e natyrshme mes bulevardit të ri dhe Lungomares, për të gjithë banorët dhe vizitorët. Rrisim përmasën e gjelbër të zemrës së qytetit dhe krijojmë mundësi të lidhim aksin kryesor. Ky projekt sjell me vetë më shumë punësim.

Nuk e kemi thënë e as çuar nëpër mend që do jemi të dytët pas Gjermanisë. Por kur gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat. Prirja për të besuar gënjeshtra është më e madhe se ajo për të zbuluar të vërtetat dhe faktet.

Po ju sqaroj se procesi i punës për aeroportin u ndërpre nga karantina e përgjithshme e Covid 19. Të gjitha kompanitë e interesuara bënë kërkesa që të shtyhen proceset. Ne e ngrimë aty ku ishte, që do të thotë në pak ditë, në fillim të tetorit procesi do të hapet. Janë vetëm pak ditë ende që ne të marrim ofertat ndërkombëtare për të lidhur kontratat për ndërtimin. Do kisha dashur që kjo të kishte ndodhur më parë por eksperienca më ka mësuar se projektet nisin kur ideohen nga ideja në koncept, projekt dhe zbatim, garantim financimi dhe pastaj në procesin e garës dhe pastaj bëhen negociata për kontratën e më pas nis puna në terren. Projektimi nuk është proces i thjeshtë . Nuk kemi bërë mrekulli por unë jam i bindur se në çdo lloj diskutimi për realizimin e projekteve nuk ka krahasim puna e bërë prej nesh me qeverinë e kaluar. Ne i vëmë shumë rëndësi projekteve dhe standardeve të këtyre projekteve”, u shpreh kryeministri.

Lexo edhe :  Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në...

Bullizmi politik me 21 janarin!

Nga Ylli Pata 21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot në sjellje të aktorëve politik...

Çfarë i ndodhi? ” O nëna ime”, Egli shpërthen në lot: Kam parë vdekjen me sy, e di unë…

Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me...

Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Për konsum e blerje banesash, shqiptarët rritën kërkesat për huamarrje nga bankat në vend. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për 3 mujorin e 4...

14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK

Nga Skënder Minxhozi Këto dy data e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para na kujton ditën kur shteti vrau, zhduku provat dhe përzuri hetuesit e prokurorët nga...

Lajme të tjera

Web TV