Lukashenko s’ka ndërmend të tërhiqet, por protestat vazhdojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bjellorusi po vazhdojnë protestat kundër Aleksandër Lukashenko, i cili pretendon se ka fituar zgjedhjet presidenciale, të mbajtura më shumë se një muaj më parë.

Gratë u mblodhën në qendër të kryeqytetit bjellorus, Minsk më 26 shtator, duke mbajtur në duar lule dhe marshuan përmes rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë raportoi se policia arrestoi të pakën dhjetë gra.

Në mesin e personave që janë arrestuar nga policia është edhe Nina Bahinskaya, një 73-vjeçare, e cila ka qenë pjesëmarrëse e rregullt e protestave kundër Lukashenkos.

Protesta janë raportuar se po mbahen edhe në qytete të tjera të Bjellorusisë.

Protestat vijnë pasi Lukashenko më 23 shtator mbajti një inaugurim sekret në Minsk.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se nuk do ta njohin Lukashenkon, i cili mori pushtetin më 1994, si lider legjitim i Bjellorusisë.

Svyatlana Tsikhanouskaya, që tashmë gjendet në Lituani, u ka bërë thirrje bjellorusëve që të protestojnë për zgjedhje të lira, që më pas do të rezultonin në një inaugurim të ligjshëm.

Tsikhanouskaya ka qenë kandidate në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit dhe ka thënë se ajo ka fituar 60 deri në 70 për qind të votave./REL/

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV