Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgu përjetë, SPAK kërkon për herë të dytë pushimin e çështjes për tre gjyqtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Anti- korrupsion e njohur si SPAK, ka kërkuar për herë të dytë pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli pasi pranuan gjykimin e shkurtuar ndaj Dajtit, duke e shpëtuar atë nga burgu përjetë.

Disa muaj më parë GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për pushimin e kësaj çështjeje, por togat e zeza nuk e pranuan kërkesën duke ja kthyer pas prokurorisë duke i lënë si detyrë të kryejnë disa veprime shtesë.

Burime për “Fjala” bëjnë me dije se këto veprime janë kryer nga ana e institucionit të akuzës dhe sërish për tre gjyqtarët e vënë nën hetim, nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve për korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht ish Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi atë me 25 vite burg.

Prej 10 vitesh çështjet gjyqësore ndaj Dritan Dajtit ishin shtyrë vazhdimisht ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë, e dënoi atë me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivëve të policisë Fato Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj gjatë një operacioni për kapjen e tij. Kujtojmë se në atë kohë u vra edhe Ledio Mara, ndërsa u plagos dhe vetë Dritan Dajti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV