“Boom-i” i punësimit, në 12 ditë sistemohen 701 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministra e Financave dhe Ekonomisë raporton se brenda 12 ditëve të para të janarit kanë gjetur punë 701 persona në të gjithë vendin. Numrin më të madh të të punësuarve e ka kryeqytetit, me 285 punësime. Shifrat janë bërë të ditur në ditarin javor të ministrisë. Në sektorin “Misioni ynë punësimi juaj” ministria bën të ditura shifrat e punësimit për të gjitha qarqet e vendit.

“701 persona janë punësuar në gjithë vendin nëpërmjet ndërmjetësimit të zyrave të Punës gjatë periudhës 4-16 Janar 2020. Numrin më të madh të të punësuarve e ka qarku i Tiranës me 258 persona, i ndjekur nga qarku i Durrësit me 87 persona, qarku i Vlorës me 72 persona, qarku i Fierit me 48 persona, qarku i Elbasanit me 44 persona etj”-thuhet në raport.

Sipas INSTAT gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,5 %. Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2018 në tremujorin e tretë të vitit 2019, është 3,3 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 6,0 % në sektorin e industrisë, 4,8 % në sektorin e shërbimeve dhe 0,2 % në sektorin e bujqësisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2019, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 0,3 %. Punësimi pësoi rritje në sektorin e industrisë me 1,9 %, pati ulje të lehtë në sektorin e shërbimeve me 0,2 %, ndërkohë që sektori i bujqësisë mbeti në të njëjtin nivel.

Të fundit

Kodi i ri Penal apo kodi i ri banal?

Duke pare disa propozime “ ineresante” ne kete propozim u habita shum qe nuk e “ pasuruan” akoma me...

SPAK zbardh detajet/ “Sky ECC” dhe “Hawala”, si funksiononte grupi i 6 tonëve kokainë

SPAK ndau detaje të hetimit të një grupi kriminal të trafikimit të 6 tonëve kokainë, me vlerë tregu 411 milionë euro nga Amerika Latine...

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

Pasi negociatat ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, më 23 korrik, përfunduan pa ndonjë përparim të madh, Uashingtoni njoftoi se do t’i shesë Kievit një pako...

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Lajme të tjera

Web TV