Asnjëherë nuk do e dimë sa jetë u shkurtuan nga plehrat në Porto Romano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga prof.doc Seit Shahllari

Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë
Universiteti Bujqësor i Tiranës

Ndotja në Porto Romano nga mbetjet, rrjedhjet toksike drejt nëntokës dhe detit si dhe gazrat me përmbajtje të substancave toksike kancerogjene që përfundonin në mushkritë e studentëve aty afër dhe banorëve, duket se po ia lënë vendin rehabilitimit pas dekadash në qytetin ku kalon fluksi më i madh i turistëve gjatë stinës së verës. Mbase, asnjëherë nuk do të merret vesh se sa vite jetë u shkurtuan ose sa persona u prekën nga sëmundjet e rënda.

Gjetja e një zgjidhje për plehrat në Shqipëri ka bërë dekada histori: strategji, plane, ligje, workshope seminare, gazeta dhe diskutime pa fund, megjithatë plehrat ngelën kërcënim për njerëzit dhe mjedisin në shumë zona të Shqipërisë. Ndërkohë, mbyllja e plagës se mbetjeve në “Porto Romano” është sukses, si ai i largimit të mbetjeve kancerogjene të Lindanit disa vite më parë. Në një shkrim të mëparshëm “Sharra dhe problem emergjent I plehrave (Sharra https://gazetamapo.al/sharra-dhe-problemi-emergjent-i-plehrave/

Në fakt, Sharra bëri të mundur edhe shpëtimin e Durrësit nga situata katastrofike ku
ishte katandisur. Ky park, mund të ofrojë për shumë vite, mundësinë e menaxhimit të mbetjeve për Tiranën, Durrësin dhe qendrat urbane për-rreth nëpërmjet riciklimit, eleminimit dhe depozitimit të sigurtë.

Pse dhe si u krijua Porto Romano ?
Të gjithë e dinë se shërbimi për mbetjet nuk mund të ofrohet nqs nuk paguajnë ata që i krijojnë ato.

Durrësi për tre dekada nuk arriti të bënte funksionale politikën dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve urbane sepse Bashkia nuk mundi të krijonte burimet financiare duke neglizhuar një problem të madh në një zonë bregdetare me ndjeshmëri të lartë mjedisore.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama uron mësuesit për 7 marsin/ Mirënjohje për përkushtimin!

Pozicioni gjeografik i Durrësit, shumë afër me bregdetin dhe nivelin e detit e bën të vështirë dhe shumë të kushtueshme infrastrukturën për mbetjet. Disa zona (psh. Fshati Radë) kanë refuzuar me forcë ndërtimin e landfillit për shkak të perspektivës agroturistike.

Parimi ligjor “kush ndot paguan” nuk mund të përjashtojë qytetarët e Durrësit ose rezidentët e përkohshëm në hotele, deri sa ata krijojnë mbetje për të cilat nevojitet shërbimi i menaxhimit të tyre. Parku i mbetjeve në Sharrë, në një distancë rreth 40.

Të fundit

Integrimi në BE, ministrja suedeze: Shqipëria po përparon me shpejtësi

Ministrja suedeze për Çështjet e Bashkimit Europian, Jessica Rosencrantz, do të vizitojë Shqipërinë më 10-11 mars për të takuar...

Komisioni i Medias dëgjesë me kandidatët për Këshill Drejtues në RTSH!

Në Komisionin e Medias, sot u zhvillua seancë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionin Shqiptar, pas shkarkimit nga Kuvendi të...

Doni një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Pavarësisht kujdesit me kremra dhe apo trajtimeve të ndryshme, njerëzit duhet t’i kushtojnë rëndësi edhe ushqimeve që konsumojnë Pavarësisht kujdesit me kremra dhe apo trajtimeve...

Ali Ahmeti takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidanin. Në një postim në rrjetin social,...

Çfarë pritet nga bisedimet SHBA-Ukrainë në Arabinë Saudite?

Gjatë përplasjes së tyre në Zyrën Ovale, presidenti amerikan, Donald Trump, i tha homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, se “t’i aktualisht nuk i ke letrat”. Deklaratat...

Lajme të tjera

Web TV